Panorama Sport (Albania)

Fitore e hidhur, Partizani në alarm për 3 titullarë

Dëmtohen Batha, Vila dhe Progni, Starova kritika nga distanca

- ROMEO XINXIFI

Pogradeci-Partizani ka mbyllur dje ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Pa shumë shkëlqim, Partizani ka hedhur një hap para në drejtim të kualifikim­it në Kupë, ku në fund iu fal golit të Xhevahir Sukajt në minutë e 85-të të ndeshjes. Ndeshja e luajtur në stadiumin "Gjorxhi Kyçyku" nuk arriti në kufijtë e pritshmëri­së, kjo më shumë nga ana e Partizanit, pasi liqenorët në këtë nivel janë lojtarët që u munduan të japin më të mirën e tyre. Moti i keq ndikoi në ritmin e lojës. Partizani e kishte vlerësuar ndeshjen, pasi zbritën në fushë me formacioni­n më të mirë të mundshëm, ose thënë ndryshe me të njëjtin grup lojtarësh, që barazuan 0-0 me Skënderbeu­n të hënën e 27 nëntorit. Përjashtim bënte aktivizimi i Filit në vend të Trashit, që ishte lënë pushim dje nga trajneri Starova dhe ndihmësi i tij Klevis Dalipi, që drejtoi ekipin nga pankina. Ndërsa pogradecar­ët më shumë mendojnë për kampionati­n, pasi Kupa nuk është në planet e tyre, ndaj dje u dha mundësi disa lojtarëve, që nuk kanë pasur hapësirë në fazën e parë në Kategorinë e Parë.

NDESHJA- Takimi ka nisur më mirë për Partizanin, për vetë diferencat që kishin ekipet në fushën e lojës. "Demat" kanë dominuar, por vetëm në kufijtë e qarkullimi­t të topit, pasi rastet për shënim në pjesën e parë kanë qenë shumë të pakta, për të mos thënë se nuk kanë ekzistuar, si nga Pogradeci, ashtu edhe nga miqtë. Vërtet ishte një lojë zhgënjyese, për faktin se nuk kishte as më të voglin dyluftim, si dhe futbollist­ët nuk merrnin asnjë iniciativë sulmuese. Edhe pse trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, kishte në formacion dy sulmues të deklaruar, Filin dhe Bardhin, ata në asnjë moment nuk goditën portën e Pogradecit. Në të vetmin rast të rrezikshëm në këtë pjesë, pogradecar­ët kanë gabuar duke goditur portën e tyre në një moment pakujdesie.

Partizani e nis pjesën e dytë me zëvendësim të detyrueshë­m, ku Vila, i dëmtuar, ia lë vendin Kotobellit. Me fillimet e pjesës së dytë u duk sikur ekipet do të kishin një ritëm më të lartë, por shpejt bien në ritmin e pjesës së parë. Edhe dy ndërrimet e tjera te Partizani ishin të detyruara, pasi Progni dhe Batha, për arsye lëndimi, ia lanë vendin Sulejmanit dhe Sukajt. Në minutat e fundit të ndeshjes, sikur zgjohet Partizani dhe arrin nëpërmjet disa krosimeve të rrezikojë, por pa sukses. Në minutën e 85-të, Xhevahir Sukaj, i ardhur nga stoli, shpëtoi "demat" në Pogradec duke shënuar golin e fitores, në të vetmin rast që krijohet dhe e shfrytëzon. Ka qenë një top i gjatë nga mesfusha, Sukaj u vidhet bukur mbrojtësve, përballë portierit Mali nuk e ka të vështirë të shtyjë topin në rrjetë. Një gol që i jep sigurinë maksimale ekipit të Partizanit për të menduar për sfidën e radhës në kampionat, pasi në Kupë e ka kryer dhe e ka hedhur hapin e parë të kualifikim­it, edhe pse janë edhe 90- të minuta të tjera për t'u luajtur pas 2 javësh. Ndërkohë që Pogradeci, nga ana tjetër, e ka quajtur një mision të mbyllur dhe pa shumë pretendime kur luan përballë një kundërshta­ri si Partizani.

 ??  ??
 ??  ?? Arbnor Fejzullahu vijon terapinë intensive të riaftësimi­t pas operacioni­t që kreu në fillim të tetorit në Beograd. Mbrojtësit i duhet ende kohë që të zbresë në fushë, kështu që pjesa e parë e sezonit është mbyllur që në ndeshjen e Kupës të luajtur...
Arbnor Fejzullahu vijon terapinë intensive të riaftësimi­t pas operacioni­t që kreu në fillim të tetorit në Beograd. Mbrojtësit i duhet ende kohë që të zbresë në fushë, kështu që pjesa e parë e sezonit është mbyllur që në ndeshjen e Kupës të luajtur...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania