Panorama Sport (Albania)

Hysaj i djathtë, në sulm bëjnë ligjin “xhuxhët”

Në një vit “përmbyset bota”, Napoli mbrojtja më e mirë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Me gjithë mungesat që Juventusi do të ketë sot, duke marrë parasysh edhe faktin që, përveç Manxukiçit, pritet që edhe Kuadrado ta nisë nga stoli, bardhezinj­të pritet që forcën e tyre të sulmit ta spostojnë në korsinë e majtë, ku do të tentojnë të përdorin shpërthime­t e Aleks Sandros dhe Duglas Kostës. Për këtë arsye, trajneri Mauricio Sarri ka nevojë për cilësitë "speciale" të "ushtarit" të tij universal dhe të besuar, Elseid Hysaj. Shqiptari, i cili pas dëmtimit të Gulamit u spostua në krahun e majtë, sot mund të kthehet në rolin e tij natyral, në të djathtë, për të përmbajtur dhe për të ofruar cilësitë e tij ndaj shpejtësis­ë së juventinëv­e. Kjo do të bëjë që Maxho të ulet në stol dhe në të majtë të luajë Mario Rui, ndërsa pjesa tjetër e formacioni­t nuk do të ketë surpriza.

"XHUXHËT" NË SULM - Napoli (35) dhe Juventusi (40) janë dy skuadrat që kanë shënuar më shumë në Serinë A, 75 gola së bashku; 11 golashënue­s të ndryshëm për të kaltrit, 12 për bardhezinj­të. Këto dy "koperativa" goli edhe sot do të mbështeten te "snajperist­ët" e tyre, Dibala në radhët e Juves me 12 realizime dhe Mertens nga ana tjetër me 10. Ajo që bie në sy sot, është se, në mungesë të Higuainit, duke qenë se Manxukiç është e sigurt që nuk do të jetë, përballë mund të jenë dy reparte sulmuese të përbëra nga lojtarë shtatshkur­tër. Napoli mbështetet te tre "xhuxhët" e tyre fluturues: Insinje (163 cm), Mertens (168) dhe Kajehon (176), ndërsa Juventus te Dibala (177) dhe Duglas Kosta (172). Me pak fjalë, sot pritet një sfidë e luajtur në shpejtësi dhe paparashik­ueshmëri.

PËRMBYSET BOTA - Nëse Juventusi po stonon sivjet dhe Napoli po fluturon, diferencën nuk e ka bërë sulmi, por mbrojtja. Nëse bardhezinj­të kanë qenë prej të paktën 6 vitesh prapavija më e fortë e Italisë dhe e Europës, sivjet gjërat kanë ndryshuar, sepse aktualisht është Napoli që mbështetet te mbrojtja më e fortë. Të kaltrit kanë pësuar 9 gola, ndërsa torinezët 14 gola në 14 ndeshje. Mund të themi se bota është përmbysur brenda një viti, sepse saktësisht një vit më parë, në të njëjtën periudhë, ishin bardhezinj­të mbrojtja më e mirë e Serisë A me 9 gola të pësuar, ndërsa Napoli numëronte po kaq sa ka pësuar sivjet Juventusi. Dhe ndoshta, diferencën në renditje sivjet e ka bërë pikërisht ky fakt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania