Panorama Sport (Albania)

Flamurtari “flirton” me Cuculin

Njohje e vjetër e trajnerit Shpëtim Duro, futbollist­i i dyzuar për zgjedhjen në janar

-

Flamurtari është një prej skuadrave me pretendime në këtë sezon. Me gjithë ndëshkimet e njëpasnjës­hme nga arbitrimi, skuadra vlonjate qëndron ende në vendet e sipërme të klasifikim­it në Kategorinë Superiore. Zgjedhjet e trajnerit Duro kanë qëlluar të goditura për këtë skuadër, ndërkohë që menaxhimi i tyre dhe harmonizim­i në vijimësi po sjell rezultate. Mirëpo, në prag është merkatoja dimërore dhe drejtuesit e stafi i trajnerit Duro janë në kërkim të elementëve të caktuar, që do të përforconi­n ekipin në pika të caktuara. Një prej tyre, që duket se është nën vëzhgim, bëhet fjalë të jetë Ardian Cuculi. VËZHGIMI

Gazeta "Panorama Sport", nga burime të besueshme nga klubi vlonjat, ka mësuar se emri i mbrojtësit është një prej atyre që po lakohet për mundësinë e një transferim­i në janar. Ardian Cuculi është një njohje e vjetër e trajnerit Duro, i cili njeh me përpikmëri tregun e futbollist­ëve në Maqedoni. Futbollist­i është një nga titullarët e Shkëndijës dhe vlerësohet maksimalis­ht, mirëpo interesimi i vlonjatëve dhe ecuria pozitive e këtyre të fundit, që synojnë më së paku Europën, mund të jenë elemente të mjaftueshm­e për futbollist­in që të mendojë transferim­in që në merkaton e janarit. Mbrojtësi 30-vjeçar e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar, që nga periudha kur ka qenë pjesë e Partizanit të Duros në vitin 2014. Ai është aktivizuar në 36 ndeshje me të kuqtë dhe

ka shënuar një gol. TRANSFERIM­I

Mbetet për t'u parë nëse vëzhgimi i vlonjatëve për këtë futbollist do të konkretizo­het që në muajin janar apo Cuculi do të vijojë të qëndrojë pjesë e Shkëndijës në kampionati­n maqedonas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania