Panorama Sport (Albania)

Higuain “snajper”, Juvja leksion Napolit

Juventusi rihap kampionati­n, tani një pikë larg kreut

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Në fund buzëqesh gjithmonë ai, Gonzalo Higuain, me atë fytyrën paksa kështu... Mes atij ironikut dhe të kënaqurit. Dora e operuar që mbajti në ankth tifozët e Juventusit nuk i mohoi sulmuesit argjentina­s që të shënonte të tretin gol në "San Paolo" si bardhezi. Le ta vërshëllej­në... Ai përgjigjet me gola... Dhe goli i djeshëm është shumë i rëndë, sepse i lejon "Zonjës së Vjetër" që të ngushtojë diferencën nga Napoli kryesues me 1 pikë. Një goditje e fortë kjo në shtëpinë e armikut, të cilit këtë herë nuk i mjafton loja e bukur dhe zotërimi i topit, për të pësuar humbjen e parë, për më shumë me një Higuain të fashuar, pa Manxukiçin, Hëvedesin, Bernardesk­in dhe me një Kuadrado që nuk mund të luante më shumë se 15 minuta. Hakmarrja e "Pipita"-s

Vërshëllim­a shurdhuese për Gonzalo Higuainin dhe ofendime në kor që në sekondat e para dhe me Napolin që tenton të trembë menjëherë Juven me një goditje nga jashtë zone... Nis kështu dueli i djeshëm i "San Paolos", i cili pa ish-in e urryer Higuain që ta nisë titullar, ndërsa Napolin pa shumë surpriza. Të zotët e shtëpisë, të cilët tentojnë menjëherë të marrin kontrollin e lojës, gjejnë përballë një Juve tepër agresive në presing, duke e mbajtur larg zonës së tyre Napolin. Bardhezinj­të, ndryshe nga herët e tjera, tregojnë një zotërim topi tepër të saktë dhe zgjedhin të përgjigjen në kundërsulm, madje gjejnë edhe avantazhin. Nëse në të tetën minutë Higuain ndalet nga Reina në rrëshqitje, në tentativën e dytë, në kundërsulm­in perfekt të nisur që nga mesfusha me Duglas Kostësn, "Pipita" ftohet në thellësi nga Dibala dhe, pavarësish­t përplasjes me dy mbrojtës napolitanë, numri 9 bardhezi dërgon në rrjetë. Kaq nevojitet që edhe festimi ndaj ish-tifozërisë së tij të jetë hakmarrës, një imitim i atij të Pacinit që bën gjestin e të

"çmendurit"... Juventusi në avantazh dhe Napoli tërbohet, por nuk tremb asnjëherë miqtë. Hysaj është i pari që tenton, por goditja e tij ndalet me trup nga Kielini, ndërsa Insinje e ekzagjeron me 4-5 tentativa boshe nga distanca, që Bufon i largon me lehtësi. Madje, me pak më shumë gjakftohtë­si, Dibala mund të kishte ndërtuar edhe aksionin e 2-0, pasi Paulo rikuperon një top ndaj Albiolit, në të 39ën, por në vend që të shërbejë

sërish Higuainin, këtë herë tentoi goditjen personale, lart mbi traversë.

Sulmi kundër mbrojtjes

Napoli nuk kërkon të dorëzohet dhe e nis pjesën e dytë të gjithën në sulm, duke detyruar Juventusin që të mbyllet brenda zonës së tyre të rreptësisë, me të gjitha "mjetet" e tyre. Bufon tregohet gati ndaj një goditjeje të Insinjes, ndërsa krosimi i devijuar i Hysajt, që gjen Kajehonin në vijën fundore, kalon pak centimetra larg

portës bardhezi. Juventusi mendon më shumë të menaxhojë sesa të luajë, por kur arrin në zonën e Reinas është gjithmonë i rrezikshëm, si me Matuidin, të kapur nga Pjaniç në shtyllën e dytë, por francezi godet në trupin e portierit. Alegri e kupton që do të jetë një fundsfide në mbrojtje dhe freskon skuadrën me Markizion dhe Kuadradon, ndërsa Sarri pasi humb Insinjen, hedh në fushë Ounas, Zielinskin dhe Maxhon, duke spostuar Hysajn në të majtë, por asgjë nuk mjafton për të barazuar. Dhe tashmë, Napoli ndien frymëmarrj­en e Juves pas shpine, ndërsa ky është edhe një "asist" për Interin, i cili mund të marrë kreun të dielën. Një kampionat më i bukur se kaq nuk mund të pritej...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania