Panorama Sport (Albania)

Partizani, më keq se Tirana e vitit të kaluar

Kanë 6 pikë më pak se bardheblut­ë, që zbritën në të Parën

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017-2018 rezulton si skuadra më e shtrenjtë dhe investuar jo vetëm në historinë e klubit, por edhe në futbollin shqiptar. Por paraja nuk është gjithçka në futboll, pasi këtë po e tregon më së miri ecuria e “demave” në 12 javë kampionat. Ndonëse kanë një buxhet mujor prej 180 mijë eurosh në muaj, ky Partizan sikur është krijuar për të thyer rekordet negative në historinë e klubit. Kurrë më parë nuk kishte ndodhur që Partizani të mos shënonte gol në katër javët e para të kampionati­t. Për të shkuar më tej te tri humbjet radhazi, ndaj Flamurtari­t, Kamzës dhe Laçit në javët 8, 9 dhe 10, ecuria, e cila i shkon për shtat vetëm edicionit 1999-2000 ku ekipi për herë të parë zbriti në Kategorinë e Parë, pasi në 5 javët e fundit të atij kampionati pësoi 5 disfata radhazi. Shifrat e arritura nga të kuqtë në këtë edicion janë alarm në vete, pasi statistika­t aktuale i kanë më të këqija se Tirana e vitit të shkuar, e cila në fund zbriti për herë të parë në Kategorinë e Parë. Në 12 javë Partizani ka grumbullua­r 15 pikë, me katër fitore, tri barazime dhe pesë humbje, duke u renditur në vendin e gjashtë në klasifikim. Të kuqtë kanë aktualisht gjashtë pikë më pak se Tirana e sezonit të shkuar, në 12 javë kampionat. Në këtë pikë të kampionati­t, vjet bardheblut­ë kishin 21 pikë, me 5 fitore, 6 barazime dhe 1 humbje, duke u renditur të katërtit. Golavarazh­i është

thuajse i njëjtë, pasi Partizani aktual ka 7 gola të shënuar dhe 9 të pësuar, ndërsa Tirana kishte shënuar tetë dhe pasur dhjetë. Të kuqtë e këtij sezoni janë shumë larg asaj që kishin arritur një vit më parë në 12 javë kampionat. Tani kanë 8 pikë më pak se një vit më parë, ku kishin marrë 6 fitore, 5 barazime dhe 1 humbje, me golavarazh 13-3 dhe ishin të tretët në renditje, tri pikë larg Skënderbeu­t kryesues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania