Panorama Sport (Albania)

Skandali i radhës, FSHF bën fushatë me dhunën

Absurdi me vendimet, kërkohen vota për zgjedhjet

- BESAR BOZGO

Embani mend interv istën e fundit të presi dentit të FSHF-së, Armand Duka, disa ditë më parë në "Top Channel", ku nga moria e klubeve që ka Shqipëria, përmendi Laçin si një klub model? Mund të jetë një rastësi, por ndodh që Laçi është pikërisht klubi që amnistohet për sa i përket ngjarjeve të dhunshme që ndodhën në sfidën e kaluar ndaj tij. Kuksianët denoncuan dhunën pas sfidës ndaj kurbinasve duke deklaruar se Albi Alla dhe dy tifozë të skuadrës ishin goditur me gurë duke u gjakosur. Por, fotot dhe videot e reagimit të ashpër dhe të dalë mode prej kohësh të tifozërisë laçiane, Komisioni i Disiplinës në Federatë vendos të mbyllë sytë dhe amniston dhunën. Një dënim shumë i lehtë për Laçin me vetëm dy takime pa tifozë. Ndërsa, Flamurtari e pagoi shtrenjtë ironinë e tifozëve të vet me banderolën e famshme ku përmendesh­in pulat duke u dënuar me katër takime pa tifozë. Kukësi gjithashtu ka marrë dënime të rënda sa herë kanë ndodhur akte të dhunshme nga tifozëria. FSHF tregon haptazi se është një institucio­n ku vetëm për drejtësi nuk mund të flitet. Dënohen ata që guxojnë të flasin kundër Federatës dhe kreut të saj, Armand Duka, ndërsa merren në mbrojtje dhe amnistohen përballë akteve të dhunshme klube që qëndrojnë në "prehrin" e Federatës dhe kreut të saj. Kështu ndodh edhe me Laçin që gjakun e një jave më parë e shlyen vetëm me dy ndeshje pa tifozë. Gjithashtu, në vendimin e djeshëm të Disiplinës, ky komision citon një nen tjetër nga ai që duhej t'i referohej, vetëm për të zbutur dënimin e Laçit në dy ndeshje.

FUSHATA - Armand Duka, në intervistë­n e tij për Sokol Ballën disa ditë më parë,

la të kuptohet se do të rikandidoj­ë për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme për kreun e FSHF-së që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm. Edhe pse është disi larg, fushata e nëndheshme ka nisur prej kohësh. Frika se mund të ketë përballë një rival të fortë, ka bërë

që Duka të mobilizohe­t maksimalis­ht për këto zgjedhje. Dhe vendimet e Disiplinës tregojnë këtë frymë. Laçi që është një prej klubeve më të afërta me presidenti­n Duka, amnistohet dhe nuk rëndohet në dënimet që jep. Gjithashtu, edhe pse video e dhunës në Delvinë në sfidën

e javës së kaluar ndaj Butrintit ku dukej qartë që kryebashki­aku, Rigels Balili, kishte hyrë në fushë dhe tentoi të godiste arbitrin, u kalua me një dënim për skuadrën me 4 ndeshje pa tifozë. Për FSHF-në, votat janë të parat, dhuna nuk ka shumë rëndësi. Kohë zgjedhjesh...

 ??  ?? Kale duke marrë ndihmën mjekësore pas goditjes me gurë në
ndeshjen e kaluar ndaj Laçit
Kale duke marrë ndihmën mjekësore pas goditjes me gurë në ndeshjen e kaluar ndaj Laçit
 ??  ?? Banderola e tifozëve të Flamurtari­t ku bënin ironi me Dukën, gjë që i kushtoi klubit një dënim me 4 ndeshje
Banderola e tifozëve të Flamurtari­t ku bënin ironi me Dukën, gjë që i kushtoi klubit një dënim me 4 ndeshje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania