Panorama Sport (Albania)

Duel force, që të dyja janë të "frikshme" në... finish

-

Duel force dhe karakteri, i tillë do të jetë 90- minutëshi që do të luhet sot në stadiumin "Skënderbeu". Të dyja synojnë titullin, por korçarët këtë sezon janë një hap para. Edhe pse diferenca e pikëve është me 6 pikë, të dyja kanë një të përbashkët: nuk dinë të dorëzohen. Këtë e thonë statistika­t, pasi në çerekorësh­in e fundit si Skënderbeu ashtu edhe Kukësi, arrijnë që të shënojnë. Por ekipi i Ilir Dajës ka një "bonus", është efektiv edhe kur vuan, ndërsa verilindor­ët lodhen nga pushimi.

STATISTIKA­T

Ndeshje në total (Kupë+kampionat): 23 Fitore të Skënderbeu­t: 8 Barazime: 6 Fitore të Kukësit: 9 Golavarazh­i: 31-32 Fitorja e fundit e Skënderbeu­t: 02.10.2017, 1-2 Barazimi i fundit: 17.03.2017, 1-1 Fitorja e fundit e Kukësit: 20.05.2017, 2-0 Pikët aktuale: 28- 22 Renditja aktuale: 1- 2 - Skënderbeu vazhdon të jetë i frikshëm në finish. Ka realizuar jo pak, por 9 gola në harkun kohor 75-90, duke dëshmuar që është një ekip me karakter dhe nuk dorëzohet deri në fund të çdo ndeshjeje. Efektivë janë edhe 60-75, kur kanë shënuar 5 gola.

- Edhe kryesuesit kanë minutat e veta jo të mira, por duhet thënë që edhe kur "vuajnë", dinë që ta dërgojnë topin në rrjetë. Kështu ka ndodhur 0- 15, 30- 45, 45- 60, ku në çdo çerekorësh numërojnë nga dy gola.

- Kukësi bashkohet me Skënderbeu­n te fundi, pasi, ashtu si kryesuesit, janë një skuadër që më efektive në finish. Në 75- 90, ata kanë minutat e veta më të mira, ndërsa në 12 javë kampionat kanë gjetur 6 herë rrugën e golit. Por jo vetëm, pasi ekipi funksionon edhe në 15- 30, ndërsa kanë shënuar 5 gola.

- Skuadra e drejtuar nga Mladen Milikoviç "lodhet" në pushim. Kukësi nuk shkëlqen në nisje të pjesës së dytë, në 45- 60 kanë realizuar vetëm një gol.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania