Panorama Sport (Albania)

Daja: Boll kemi barazuar, por nuk vendoset sot titulli

"Ishim në ankth nëse do luhej, jemi 100 % gati"

- LLAZI SARO

Ilir Daja do fitoren e dytë këtë kampionat kundër Kukësit. Pasi Skënderbeu i tij likuidoi kampionët në fuqi në "Zeqir Ymeri" gjatë fazës së parë, sot ka shansin të marrë një triumf që vlen më shumë se tri pikë. Në rast fitoreje, Skënderbeu do të shkojë +9 pikë nga ndjekësi më i afërt, që janë pikërisht verilindor­ët. Në konferencë­n për shtyp, një ditë para ndeshjes, Daja foli me optimizëm, ndërsa komentoi edhe vendimin e FSHF-së për të mos shtyrë takimin. Trajneri bardhekuq sqaroi edhe lëvizjet e mundshme që pritet të bëhen në janar, ku nga Skënderbeu, disa lojtarë pritet të huazohen në ekipe të tjera.

Zoti Daja, prisni Kukësin me një diferencë të madhe në pikë. Mendoni një tjetër fitore apo edhe barazimi është i pranueshëm?

Luajmë ndaj ndjekësit më të afërt dhe pa diskutim që do të futemi në fushë vetëm për tri pikë. Në fazën e parë bëmë lojën tonë në Kukës dhe e merituam fitoren. Këtë do të bëjmë edhe sot për një tjetër fitore.

Jeni i befasuar që ndeshja do të luhet, edhe pse në kushte të këqija atmosferik­e?

Duke shtuar edhe problemet që ka gjithë Shqipëria me kushtet dhe motin e keq, mund të ishte e arsyeshme që edhe ndeshja të shtyhej. Por, ne do të veprojmë sipas konfirmimi­t që ka dhënë FSHF duke e luajtur këtë takim. Jemi përgatitur këto ditë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Kukësit dhe nëse do të vendosej që të mos luhej, atëherë do të ndryshonim programin stërvitor. Seancat teorike dhe ato në fushë i kemi bërë në funksion të këtij takimi. Asgjë nuk ishte në dorën tonë në këtë emergjencë civile, gjithçka vendosej nga FSHF.

Me gjithë këtë amulli, mos ndoshta do të ishte më mirë për ju të mos luani dhe të mendoni më tepër për Jang Bojsin, të enjten e ardhshme?

Jo, ne tashmë e kemi në praktikën e punës sonë që i marrim ndeshjet një e nga një dhe jemi të fokusuar te Kukësi. Vetëm nëse vinte konfirmimi zyrtar që nuk do të luhej, atëherë do të mendonim për takimin e radhës. Vendimin nuk e marr unë për shtyrjen. Janë të tjerët që vendosin, ne jemi 100% gati dhe të fokusuar vetëm te ky takim.

Gjithsesi, Skënderbeu është mësuar me shtyrje

duke qenë në Ligën e Europës...?

Së pari, është një vlerësim për atë çfarë kemi bërë ne, pasi në Europë datat e ekipeve që luajnë janë të përcaktuar­a dhe në bazë të atyre formatohet edhe kalendari. Në fillim, askush nuk e mendonte që Skënderbeu do të kalonte katër ture dhe kështu që u desh të rikompozoh­et edhe një herë kalendari dhe dy javë të zhvendoses­hin në janar. Në çdo 3-4 ditë, Skënderbeu është në fushë. Ajo që do të jetë minus për ne, është minifaza përgatitor­e, e cila në janar do të jetë e ngjeshur, pasi kampionati

fillon më datën 20. Me këtë dua të them se do të bëjmë një ngjeshje të seancave stërvitore.

Në rast se Skënderbeu fiton ndaj Kukësit, mund të themi që është një hap pranë titullit kampion që pa u mbyllur ende faza e dytë?

Nëse fitojmë, do të vazhdojmë me ecurinë e mirë që kemi dhe shkëputemi më shumë me vendin e dytë. Çdo fitore e jona është një trepikësh i munguar për kundërshta­rin dhe kjo nuk është pak. Ka dhe shumë ndeshje të tjera deri në fund dhe ky takim nuk e vendos titullin kampion.

Si e ka përgatitur trajneri i Skënderbeu­t këtë 90minutësh?

Kemi punuar dhe menduar shumë, edhe pse jemi përgatitur në kushte disi të vështira. Dihet që Korça ka infrastruk­turën më të mirë, por në ditën e fundit kishim prezentë edhe ankthin, nëse do të luhej apo jo ndaj Kukësit. Kemi pasur një ditë kohë më shumë se herët e tjera, pasi ju kujtoj që në Lezhë, në ndeshjen e Kupës, aktivizova thuajse lojtarët e stolit. Me pak fjalë, besoj shumë që jemi gati për këtë përballje.

Në fazën e parë arritët që ta thyenit Kukësin. Këtë herë vini pas tri barazimeve radhazi, do të jetë më e lehtë apo më e vështirë?

Do të futemi në fushë për të pretenduar fitoren, por kur ndeshesh me vendin e dytë, nëse do të arrish këtë objektiv, absolutish­t që duhet të jesh i karikuar 100%. Këtë gjë lojtarët e mi e kanë dhe tani le të shohim se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në fushën e lojës.

Cilat janë anët pozitive dhe negative të Kukësit?

Si çdo ekip tjetër që ka anët e veta pozitive dhe negative. Ja kam bërë të ditur futbollist­ëve të mi diçka të tillë, atë që bëj si zakonisht përpara çdo ndeshjeje, por që janë elementë që do t'i përdorim për vetë dhe jo t'i ndajmë me mediat.

Cila është gjendja e futbollist­ëve te Skënderbeu, më konkretish­t e Vangjelit që në ndeshjen e fundit nuk u aktivizua për shkak dëmtimi?

Vangjeli është rikuperuar dhe ka vazhduar normalisht stërvitjen me grupin këto 3 ditë. Por, ju them që edhe ndaj Partizanit ishte i gatshëm në stol, edhe pse ne menduam që të mos ta rrezikonim. Një lojtar si Vangjeli, më mirë të mungojë në një ndeshje sesa të mos luajë disa radhazi.

Po afron merkato e janarit. Gjithnjë e më shumë po flitet se një pjesë të lojtarëve që nuk po aktivizohe­n do t'i huazoni. A mund të na zbuloni diçka?

Në politikën e klubit është pjesë edhe huazimi sepse në momentin që një lojtar nuk gjen hapësirat e duhura për të pasur minuta loje në këmbë, do të thotë që i bën më mirë përfaqësim­i në një ekip tjetër. Këtë e kam për çdo lojtar që vjen te Skënderbeu. Nëse një lojtar do të bëjë një hap përpara, duhet të përballet me rivaliteti­n dhe të tregojë vlerat për ta marrë me forcë fanellën e titullarit. Emra nuk mund të them se cilët mund të jenë lojtarët që do të huazohen, pasi do të shohim se çfarë mund të afrojmë për të thënë më pas se cilët do të huazohen. Kemi akoma kohë deri në fund të dhjetorit.

Të enjten do të mbyllni fazën në grupe të Ligës së Europës. Çfarë do të thotë për ju takimi me zviceranët e Jang Bojsit?

E kemi zhvilluar një takim në fakt ndaj këtij kundërshta­ri në Elbasan, kështu që informacio­net i kemi të detajuara. Megjithatë, duhet të shikojmë ato ndryshime që ky ekip ka bërë gjatë këtyre javëve. Pas Kukësit, gjithçka do të jetë në fokus të përgatitje­ve për takimin në Zvicër dhe nuk mund të flas në këtë moment.

OK, por me kualifikim­in e pamundur, a presim ndonjë risi në këtë takim të fundit?

Duhet të vazhdojmë performanc­at pozitive që kemi bërë deri tani. Është ndeshja e fundit e grupit dhe mendoj që duhet t'i bëjmë një mbyllje të mirë përfaqësim­it tonë në Europë. Janë edhe koeficient­e të shtuar në rast se ne marrim një rezultat pozitiv, që do të thotë se do ta vlerësojmë ndeshjen njësoj sikur të ishim për t'u kualifikua­r.

 ?? FOTO: Ll.Saro ?? Edhe pse reshjet kanë qenë të shumta, tapeti i stadiumit "Skënderbeu" nuk e ka humbur shkëlqimin. "Panorama Sport" vëzhgoi dje fushën dhe deri në pasdite, gjendja e saj ishte shumë e mirë. Natyrisht, nuk është si e disa viteve më parë, por sot garanton...
FOTO: Ll.Saro Edhe pse reshjet kanë qenë të shumta, tapeti i stadiumit "Skënderbeu" nuk e ka humbur shkëlqimin. "Panorama Sport" vëzhgoi dje fushën dhe deri në pasdite, gjendja e saj ishte shumë e mirë. Natyrisht, nuk është si e disa viteve më parë, por sot garanton...
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania