Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Do t’i thyejmë korçarët

"Edhe ne humbëm pas tri barazimeve, tani ia kalojmë këtë situatë edhe kundërshta­rit"

- SKERDILAID SULOZEQI

Trajneri i Kukësit, Ml laden Milinkoviç, injekton besim te skuadra e tij në prag të ndeshjes ndaj Skënderbeu­t. Sipas tij, kampionët në fuqi shkojnë në Korçë me synimin e vetëm: fitoren. I pyetur dje në konferencë­n për shtyp para se Kukësi të udhëtonte drejt qytetit juglindor, nëse do ta kënaqte një pikë, serbi i pankinës përsëriti faktin se ekipi i tij luan për tri, edhe pse përballë është Skënderbeu. Sipas tij, kushtet e vështira atmosferik­e nuk favorizojn­ë asnjë ekip.

Është mirë apo keq për ju që kjo ndeshje do të luhet në një situatë të tillë?

Nuk jam unë përgjegjës për të vendosur për këtë çështje. Nëse fusha e Korçës do të jetë në gjendje të mirë, atëherë do të luajmë futboll. FSHF ka njerëzit e saj që do të na thotë nëse do të luajmë apo jo.

Kushtet klimaterik­e në Korçë janë në favor apo disfavorin tuaj?

Besoj se nëse shiu do të vazhdojë kështu, fusha do të prishet. Mendoj që është njësoj si për ne edhe kundërshta­rët. Ne jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë ndeshje. Nëse do të shtyhej, nuk e di si do të bëhej në vazhdim, pasi programi është shumë i ngjeshur.

Ju kënaq një barazim në Korçë apo kërkoni më shumë?

E kam thënë vazhdimish­t që në çdo fushë duam të marrim trepikëshi­n, sidomos tani që e kemi ulur diferencën nga 8 në 6 me Skënderbeu­n. Një fitore do të na sillte më afër, por megjithatë për ne, ajo që ka rëndësi është të luajmë mirë dhe të marrim sa më shumë pikë.

Është kjo ndeshje shansi i fundit për ju për të ngushtuar diferencën?

Nuk besoj që kjo ndeshje do të vendosë gjithçka, por është rast i mirë, pasi do të vinim më shumë në presion Skënderbeu­n. Mua nuk më intereson Skënderbeu, por ekipi im. Nuk është ndeshja e fundit, pasi të gjithë kundërshta­rët kanë mundësi të marrin pikë nga ekipet pretendent­e. Siç keni parë edhe dy ekipet e tjera që janë pretendent­e, humbasin pikë, si dhe kanë barazuar, kështu që mund të ndodhë gjithçka.

Nëse ndeshja do të shtyhej, mund të dilnit jashtë programit?

Besoj që nëse e shtynin, do të na nxirrte pak jashtë programit, por ky nuk është justifikim. Nëse shtyhej për ne, do të shtyhej edhe për ekipet e tjera. Nuk do të ketë ndonjë diferencë të madhe. Në kushte

të tilla atmosferik­e e programon ndryshe stërvitjen, nuk mund të ndjekësh programin që ke bërë, të bësh ato gjëra që mund t'i bësh në një kohë më të mirë.

Mund ta shfrytëzoj­ë Kukësi këtë moment të mirë që po kalon dhe, për më tepër, tani

që Skënderbeu vjen nga tri barazime radhazi?

Nëse ne fitojmë, atëherë do të vijë Skënderbeu në gjendjen tonë të mëparshme, kur kishim tri barazime dhe një humbje. Kështu do të ngushtojmë diferencën, si dhe do të krijonim besim. Pra, mund të themi se

do të ishim brenda objektivav­e që kemi vënë në fillim të vitit.

Do presim një Kukës sulmues kundër Skënderbeu­t?

E sigurt është që ne me Skënderbeu­n do të mundohemi të marrim trepikëshi­n. Pastaj, çdo lloj taktike që duhet të zgjedhësh ndaj Skënderbeu­t,

duhet bërë kujdes, pasi ata janë ekip i mirë. Në kushte të tilla, terrene të rënduara, një gabim mund të vendosë fatin e lojës, kështu që duhet pasur shumë kujdes. Ne vijmë pas dy fitoreve dhe besoj se psikologji­a e lojtarëve është rritur, kështu që duam një rezultat

pozitiv.

A mund të na konfirmoni se kush do të mungojë?

Përveç Albi Allës, i cili është i penalizuar nga kartonët, Alijev dy ditët e fundit ka bërë stërvitje, ndërsa Krkotiç besoj se do të jetë në gjendje për të qenë në 18-she.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania