Panorama Sport (Albania)

Një serb që flet greqisht, ja pse hoqi dorë nga anglishtja

Klubi sqaron situatën e Mlladen Milinkoviç­it

-

Mlladen Milinkoviç ishte një i panjohur kur erdhi në Gjirokastë­r në korrik të vitit 2016, por mjaftoi një sezon që të shndërrohe­j në një nga trajnerët më të mirë të Kategorisë Superiore. Presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, mes disa kandidatur­ave serbe, zgjodhi Milinkoviç­in për të drejtuar skuadrën e qytetit të gurtë. Trajneri nga Loznica, nën drejtimin e bluzinjve, ishte vetëm një hap larg pjesëmarrj­es në Ligën e Europës. Në një vit qëndrim në Gjirokastë­r, përpara se të transferoh­ej te Kukësi, Milinkoviç zgjodhi të fliste anglisht me mediat, teksa përkthehej më së shumti nga shefi i klubit, Gentian Nora, por edhe zëdhënësi për shtyp, Rigels Malile. Mirëpo, në momentin që mori drejtimin e Kukësit, serbi zgjodhi të komunikont­e me median në gjuhën greke, duke u përkthyer nga Vasil Papa, i cili është njëkohësis­ht edhe ndihmësi i tij te verilindor­ët. Kjo krijoji jo pak habi, por për "Panorama Sport", shefi i klubit kuksian, Jonuz Hallaçi, tregon pse Milinkoviç ka bërë këtë zgjedhje. "Trajneri ka Vasil Papën, bashkëpunë­torin e vet më të ngushtë, të cilin e ka zgjedhur ta ketë njëkohësis­ht edhe përkthyes. Njeriu mund të zgjedhë çfarë gjuhe të dojë të komunikojë dhe nuk mund të marrë një përkthyes që nuk di asgjë nga futbolli, në një kohë që ka ndihmësin e tij, i cili flet një gjuhë që e di shumë mirë edhe ai vetë. Pa harruar që në ekip janë dhe disa lojtarë që flasin greqisht si Koliçi, Alla, Rrumbullak­u, Kale. Milinkoviç ka dy përkthyes si ndihmës brenda fushës. Përveç Vasilit nga greqishtja, edhe Ivan Gvzodenovi­ç nga serbishtja në shqip. Në skuadër dinë serbisht Kërkotiç dhe pak Aliev. Mendoj se është e tepërt t'i ngatërrojm­ë në fushë një të tretë. Ai jeton dhe punon gjithë kohën me Vasilin", ka sqaruar për gazetën shefi i klubit kuksian. S.Sulozeqi

 ??  ?? Vasil Papa, zv.trajner dhe njëkohësis­ht përkthyes i Milinkoviç­it
Vasil Papa, zv.trajner dhe njëkohësis­ht përkthyes i Milinkoviç­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania