Panorama Sport (Albania)

Përmbytjet, ndalet Kategoria I dhe II

Gjendja e jashtëzako­nshme, FSHF vendos të shtyjë edhe kampionate­t e moshave U-17 & U-19

-

Shqipëria po futet në një gjendje të jashtëzako­nshme si pasojë e motit të keq në dy ditët e fundit. Në këto kushte, duke parë edhe problemati­kën me stadiumet, por edhe vështirësi­të që do të kenë skuadrat në udhëtimet që pritej të bënin gjatë fundjavës, institucio­ni i futbollit shqiptar ka vendosur dje të shtyjë për një afat të pacaktuar Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë, si dhe kampionate­t e moshave, U- 17 dhe U-19 për të dyja nivelet: Superiore dhe e Parë. Lajmin e ka konfirmuar dje përmes një komunikate për shtyp vetë FSHF. "Duke parë infrastruk­turën dhe kushtet atmosferik­e të rënduara, nuk garantohet zhvillimi normal i ndeshjeve në këto kampionate. Në këto kushte ato janë shtyrë për javën e ardhshme", konfirmon institucio­ni i futbollit shqiptar. Tashmë mbetet për t'u parë se kur do të zhvillohen ndeshjet në tre kategoritë, teksa nuk përjashtoh­et mundësia që të luhen që në mesjavë. Mësohet se nuk do të ketë spostim të javëve, por si e Para, e Dyta dhe moshat, do të vijnë sipas kalendarit. Natyrisht, kjo shtyrje e parashikua­r do të bëjë që sektori i garave në FSHF të afrojë një nga javët ose brenda dhjetorit, ose në të kundërt të ndryshojë kalendarin në vitin e ardhshëm. "Me këtë situatë ku ndodhet vendi, ku nuk garantohet as udhëtimi komod drejt qyteteve, kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme. Ndërsa Kategoria Superiore ka një tjetër standard sa u përket stadiumeve, prandaj dhe nuk u ndërpre", ka sqaruar dje për gazetën shefi i garave në FSHF, Lysien Nurishmi, lidhur me shtyrjen e kampionate­ve. Në ditët e ardhshme Federata do të njoftojë klubet për kalendarin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania