Panorama Sport (Albania)

“Kamza më e freskët, Teuta gati për një ndeshje të madhe”

-

Pavarësish­t kushteve të vështira atmosferik­e, "djemtë e detit" janë stërvitur normalisht të premten pasdite në fushën me bar sintetik pranë stadiumit "Niko Dovana". I gjithë grupi i futbollist­ëve ishte në dispozicio­n të trajnerit Gugash Magani, që në stërvitjen e fundit aplikoi vetëm ushtrime tekniko- taktike dhe disa goditje të lira. Qendërmbro­jtësi Silvestër Shkalla shfaqet i kënaqur me ecurinë e skuadrës deri tani, teksa shpreson që kundër Kamzës të rikthehen te fitorja. "Na pret një ndeshje e vështirë kundër një kundërshta­ri që ka bërë mirë në javët e fundit. Pavarësish­t shirave, ne jemi stërvitur normalisht dhe gëzojmë një gjendje të mirë fizike, shpresoj që edhe me mbështetje­n e tifozëve të marrim maksimumin nga kjo ndeshje dhe besoj se, nëse të gjithë japim maksimumin, do të dalim me sukses", tha Shkalla për "Panorama Sport". Sa i përket ecurisë në ndeshjet e fundit, mbrojtësi shfaqet i kënaqur me skuadrën, por e pranon se ky nuk është maksimumi. "Kemi bërë ndeshje të mira në javët e fundit duke u afruar me kreun, megjithatë kemi shumë punë për të bërë. Kemi rigjetur besimin dhe tani e njohim më mirë njëri-tjetrin. Është shumë e rëndësishm­e të vazhdojmë me këtë ritëm. Pozitive për ne është që në ndeshjet e fundit nuk kemi pësuar më si më parë. Kundër Kamzës në Kupë gjithçka ndodhi shumë shpejt, por më pas treguam karakter duke e barazuar rezultatin. Golat e pësuar? Në fazën e parë ndikuan shumë faktorë, një ndër të cilët ishte grupi i ri, pra nuk ishim harmonizua­r dhe nuk e njihnim lojën e njëri-tjetrit. Gjithashtu, besimi dhe euforia ndikuan keq, por me punën e madhe në stërvitje dhe me motivimin e trajnerit arritëm ta hedhim pas krahëve atë moment", tha 22-vjeçari.

Faktin që Kamza la disa titullarë pushim në ndeshjen e Kupës, Shkalla e shikon si minus për Teutën. "Kundërshta­ri mendoi më tepër për kampionati­n duke lënë disa titullarë pushim. Kjo do të thotë se ata do të jenë më të freskët. Gjithsesi, ne jemi një grup i kompletuar dhe jemi gati të bëjmë një ndeshje të madhe me dëshirën për t'u ngjitur sa më shpejt në klasifikim", përfundoi Silvestër Shkalla. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania