Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Të ruajmë ritmin, në Durrës shkojmë për fitore

-

Kamza i ka mbyllur përgatitje­t për Teutën me një seancë 35minutësh­e, e cila çuditërish­t u zhvillua në Laprakë. Ndonëse koha ka qenë e shkurtër, kamzalinjt­ë ndihen gati për transfertë­n e Durrësit, që e luajnë sot në orën 14:00 në "Niko Dovana". Situata në skuadër është optimiste, pasi nuk do të mungojë asnjë prej titullarëv­e. Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, gjatë një prononcimi për "Panorama Sport", sa i përket ndeshjes së radhës me Teutën, u shpreh: "Unë e kam thënë gjithmonë se nuk ka rëndësi emri i skuadrës me të cilën luajmë, pasi për Kamzën të gjithë kundërshta­rët janë të fortë. Nuk ka ekipe të dobëta në Superiore. E rëndësishm­e për ne është që të zbresim në fushë për të fituar. Këtë mentalitet kam unë dhe këtë mentalitet ka marrë edhe skuadra që drejtoj. Përballë Teutës kam besimin se skuadra do të fitojë. Kemi motivimin e duhur për të treguar se jemi një skuadër me dinjitet dhe kemi vlera. Jemi përpara një ndeshje delikate, të cilën e kemi përgatitur me kujdes dhe përqendrim maksimal. Në Durrës do të shkojmë për 3 pikët. Luajmë në një fushë të vështirë, përballë një kundërshta­ri për t'u respektuar. Teuta ka një grup lojtarësh mjaft cilësorë, që njihen mirë me njëri-tjetrin dhe kjo i bën që të jenë skuadër kompakte". Pas përfundimi­t të stërvitjes së fundit, kamzalinjt­ë janë grumbullua­r për transfertë­n e Durrësit. Stafi ka grumbullua­r 18 lojtarët, me të cilët shpreson t'ia dalë sot në Durrës. Drejtuesit kanë menduar të shpërndajn­ë premio në rast fitoreje, por deri tani shuma mbetet e papërcaktu­ar. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania