Panorama Sport (Albania)

Lushnja si ekip minifutbol­li, ecuria shqetëson këshilltar­ët

-

Qyteti i Lushnjës, ashtu si i gjithë vendi, është përfshirë nga një mot me lagështirë dhe me reshje të dendura të shiut. Kështu, Lushnja nuk mund të shfrytëzoj­ë fushën e stadiumit, kur dihet se të dielën në shtëpi pret Partizanin. Ndërsa anekset janë në një gjendje të degraduar. Pavarësish­t reshjeve të mëdha të rëna në dy ditët e fundit, fusha e stadiumit "Roza Haxhiu" ka një gjendje shumë të mirë. Por, kjo nuk mund të thuhet për anekset, terrenet e të cilit janë nën pushtetin e ujërave. Megjithatë, skuadra lushnjare nuk e ka ndërprerë për asnjë çast stërvitjen duke përgatitur me përkushtim maksimal ndeshjen me Partizanin. Skuadra

e trajnerit Dedja ngjan më shumë si një skuadër minifutbol­li, sesa ekip normal i Superiores, kjo nga mënyra e përgatitje­s. Gjatë këtyre ditëve, por edhe sa herë moti është i keq, është shfrytëzua­r fusha e minifutbol­lit, pjesë e kompleksit sportiv "Lushnja Sport Center". Që këtu mund të imagjinohe­t se si mund të jetë pjesa tekniko-taktike e skuadrës, pasi përgatiten me një terren të kufizuar. Përpos vështirësi­ve në përgatitje­t javore, lushnjarët shpresojnë që të surprizojn­ë sërish Partizanin, ashtu si në fazën e parë që i morën një pikë në kryeqytet, ku ndeshja u mbyll 0-0. KËSHILLI BASHKIAK - Gjendja jo e mirë që po kalon aktualisht futbolli lushnjar është diskutuar edhe në Këshillin Bashkiak, që është njëherësh asambleja e "KF Lushnja 1930" sh.a. Anëtari i asamblesë Jakup Beqiri për "Panorama Sport" u shpreh: "Këshilltar­ët ngritën disa shqetësime në lidhje me rezultatet që ka arritur ekipi në Kategorinë Superiore, si dhe mungesën e spektatori­t lushnjar në stadium. Ne e kemi mbështetur klubin e futbollit dhe kemi miratuar fillimisht 300 milionë lekë të vjetër. Pas suksesit që arriti ekipi duke u ngjitur në Superi- ore kemi miratuar edhe 100 milionë lekë të tjera të vjetër. Siç dihet, këto i shkojnë klubit të ndara në zëra. Për një ekip futbolli në Superiore është e kuptueshme që nuk mjaftojnë. Ne kemi bërë propozimet tona për të pasur aksionerë të tjerë në klubin e futbollit". Alban Alushi

 ??  ?? Lushnja duke u stërvitur në kalçeto
Lushnja duke u stërvitur në kalçeto
 ??  ?? Aneksi stërvitor i Lushnjës
Aneksi stërvitor i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania