Panorama Sport (Albania)

Tirana humbet tifozët, ja dënimet për grushtet dhe shkelmat

-

Komisioni i Disiplinës zhvilloi dje mbledhjen e radhës ku u dhanë dënimet për ngjarjet e dhunshme që u regjistrua­n në stadiumet shqiptare gjatë fundjavës së kaluar. Bien në sy dënime kryesisht në kategoritë inferiore për dhunë apo goditje ndaj kundërshta­rit. Por, sërish ka shumë diferenca mes dënimeve për të njëjtin akt. Ja të gjitha vendimet e djeshme të Disiplinës.

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të tifozërisë duke përdorur fjalë ofenduese në kor, duke hedhur gurë e mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës së lojës, duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve e zyrtarëve të ekipit kundërshta­r, në bazë të nenit 66/ 3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e dy ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. KF Kukësi, detyrohet të zhdëmtojë të gjitha dëmet materiale të shkaktuara në stadiumin e KF Laçi gjatë ndeshjes Laçi-Kukësi, luajtur më datë 25.11.2017.

3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke hedhur mjete ndezëse, dënohet me një ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

4. Lojtari i KF Delvina, Ardian Xhibro, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me tetë ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorë­ve duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur mjete ndezëse brenda rrethimit të fushës, dënohet me gjobë në masën 100.000 lekë dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%. 6. Zyrtari i KF Tomori, Albano Ziu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me tetë ndeshje pezullim nga aktiviteti duke iu ndaluar qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe territorin përreth fushës së lojës.

7. Lojtari i KF Naftëtari, Lorenc Koçi, për sjellje të keqe ndaj kundërshta­rit duke përdorur lojë të rëndë dhe duke e sulmuar fizikisht, dënohet me gjashtë ndeshje pezullim nga aktiviteti. 8. Lojtari i KF Shkumbini, Emilian Lluca, për sulm ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti. 9. Lojtari i KF Naftëtari, Xhafer Kajo, për sulm me grusht ndaj kundërshta­rit, dënohet me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti. 10. Lojtari i KF Shkumbini, Fadil Meta, për sulm me grusht ndaj kundërshta­rit, dënohet me pesë ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Maliqi, Nikolin Rapo, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, dënohet me katër ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Këlcyra, Aristidh Coli, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. KF Këlcyra, paralajmër­ohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorë­ve do të ndërmerren masa disiplinor­e. 14. KS Korabi U-19, për mosparaqit­je në ndeshjen me KF Spartaku U-19 të luajtur më datë 26.11.2017, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikim­i.

15. Zyrtari i KF Tirana U-17, Migen Memelli për protesta të vazhdueshm­e dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

16. Zyrtari i KF Porto U-17, Dritan Smajli, për protesta të vazhdueshm­e dhe fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe me gjobë në vlerën 100.000 lekë.

17. Lojtari i KF Akademia AAS U-17, Enes Ramja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet katër ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. KS Korabi U-17, për mosparaqit­je në ndeshjen me KF Spartaku U-17 të luajtur më datë 26.11.2017, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe zbritjen e tri pikëve nga klasifikim­i.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Sopoti, Shaqir Jugu, si të pabazuar në dispozitat e Kodit të Disiplinës Sportive.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania