Panorama Sport (Albania)

“Zyrtarët e ndeshjes falsifikua­n të vërtetën”

Klubi sarandjot akuzon ashpër pas vendimeve të djeshme të Komisionit të Disiplinës

-

Klubi i Butrintit ka reaguar ashpër pas vendimit të djeshëm të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së në lidhje me "derbin" e së dielës së kaluar të luajtur në Delvinë. Videot e akteve të dhunës në atë ndeshje bënë xhiron e rrjetit, por Disiplina e kaloi me dënimin e vetëm një lojtari dhe fushën me katër ndeshje pa tifozë. Në video dukej qartë që kryebashki­aku i Delvinës dhe njëkohësis­ht president i skuadrës, Rigels Balili, kishte hyrë në fushë duke tentuar të godiste arbitrin. Në një kohë që arbitri ishte në një trysni të jashtëzako­nshme, ku vetëm për ndeshje normale nuk flitej. REAGIMI - Klubi i Butrintit ka reaguar me një deklaratë pas vendimit të djeshëm duke akuzuar zyrtarët e takimit se kanë falsifikua­r të vërtetën. "Delegati i ndeshjes, Xhavit Sefa, vëzhguesi Aranit Lulaj dhe gjyqtari Kreshnik Cjapi kanë falsifikua­r ngjarjet dhe kanë shkruar në raport tjetër panoramë. Nga pamjet filmike që i janë dërguar Komisionit, duket qartë kryetari i Bashkisë që ndërhyn në fushën e lojës në tentativë për të goditur gjyqtarin e takimit, në pamje duket qartë edhe përplasja midis tij dhe vëzhguesit Aranit Lulaj. Ky vendim është skandaloz dhe të tillë zyrtarë që falsifikoj­në ngjarjet reale nuk duhet të jenë pjesë e Federatës. Klubi i Butrintit bën thirrje se nuk do të dorëzohet derisa këto fenomene të shëmtuara të mos përsëriten dhe të largohen nga futbolli. Klubit i Butrintit është i pakënaqur edhe me Komisionin për vendimin skandaloz që është dhënë. Ky vendim nuk vendos drejtësi, ndaj do të apelohet edhe në instanca më të larta deri në vënien e drejtësisë. Klubi sqaron se nga ana e tij është munduar të jetë sa më korrekt me FSHF-në dhe po ndjek një projekt për aktivizimi­n e futbollist­ëve të rinj, ku shumica e lojtarëve janë 17-22 vjeç duke qenë një nga ekipet me moshën mesatare më të re në Kategorinë e Dytë", thuhej në reagimin e klubit sarandjot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania