Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nis merkaton, rikthehet sulmuesi Kosta Bajiç

Serbi ka mbërritur dje në Lezhë, nis stërvitjen

-

Kushtet shumë të këqija të motit kanë bërë që të shtyhen ndeshjet e Kategorisë së Parë për këtë javë. Pasditen e së premtes, skuadra lezhjane nën drejtimin e trajnerit Gledis Lani vijoi stërvitjen në kalçeto. Ndërkaq, Besëlidhja e ka nisur që tani merkaton e janarit. Dje ka mbërritur në Lezhë dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitje ish-sulmuesi shtatlartë, serbi Kosta Bajiç që u largua në fund të sezonit të kaluar. Sulmuesi serb e ka veshur fanellën lezhjane për herë të parë në janar të 2015-ës dhe ka qëndruar deri në mbyllje të sezonit të shkuar, gjithsej dy sezone e gjysmë. Në fund të sezonit 20152016 sulmuesi Kosta Bajiç ishte goleadori i Besëlidhje­s dhe i të gjithë Kategorisë së Parë, por shënimi nga ana e tij i 5 golave në ndeshjen e fundit ndaj Mamurrasit, nga FSHF-ja u konsiderua­n të dyshimtë dhe nuk iu dha "Këpuca e Artë". Në një prononcim për gazetën, trajneri Gledis Lani flet për shtyrjen e kampionati­t dhe sfidën e radhës ndaj Tërbunit. "Vendimi i Federatës për shtyrjen e kampionati­t është në favorin tonë, pasi të mërkurën luajtëm ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës duke u ndeshur me Skënderbeu­n dhe në atë ndeshje skuadra dha më të mirën e mundshme, pavarësish­t rezultatit. Këto ditë do t'i shfrytëzoj­më maksimalis­ht, jo vetëm për të rikuperuar energjitë e shpenzuara, por do të punojmë edhe në drejtim të meremetimi­t të gabimeve që janë evidentuar deri tani. Objektivi ynë është kampionati, ndaj aty e kemi të gjithë vëmendjen dhe kujdesin për të eliminuar sa më shumë të metat dhe dobësitë", përfundoi Lani. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania