Panorama Sport (Albania)

Tomori prezanton trajnerin e ri

Drejtuesit e klubit: Është zgjedhja e duhur, ajo familje ka dhënë shumë për futbollin

- ERIS SYLYKU

Klubi i Tomorit pre zantoi dje trajnerin e ri Gersi Arbri. Dikur futbollist­ë dhe kapiten i skuadrës beratase, ndërsa dje 34- vjeçari firmosi një kontratë deri në përfundim të sezonit si "timonieri" që do të udhëheqë ekipin përgjatë fazës së dytë dhe të tretë. Arbri pasoi në këtë detyrë Santiliano Dulen, i cili e deklaroi dorëheqjen e tij një ditë përpara sfidës me Ilirinë e Fushë- Krujës. Në këtë prezantim, krahas administra­torit Albano Ziu, kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësue­s të Bashkisë së Beratit, që qëndruan për gati 5 minuta dhe më pas u larguan për shkak të gjendjes së emergjencë­s që ka përfshirë

edhe këtë qytet. PREZANTIMI

"Klubi i Tomorit gjithmonë ka preferuar të ketë pranë njerëz të sportit që ia dinë vlerat dhe historitë kësaj skuadre. Me ish-futbollist­in Gersi Arbri kemi bërë zgjedhjen e duhur. E dimë se çfarë lojtarësh ka nxjerrë kjo dinasti, ku mbi të gjitha i vlerësojmë për djersën që kanë derdhur ndër vite për ta përfaqësua­r sa më mirë fanellën e qytetit të tyre. Besojmë se 34vjeçari do të kryejë një punë të mirë, pavarësish­t se kjo është eksperienc­a e tij e parë nën drejtimin e një skuadre. Dëshira e tij për të dhënë më të mirën është tepër e madhe, ku është shprehur me bindjen më të plotë se do t'i realizojë të

SITUATA gjitha objektivat e këtij sezoni", mësohet t'u jetë thënë futbollist­ëve nga drejtuesit gjatë mbledhjes së zhvilluara me dyer të mbyllura. Pas prezantimi­t të bërë nga krerët e klubit, trajneri Arbri filloi zyrtarisht punën si trajneri i ri duke kryer edhe seancën e parë në drejtimin e Tomorit. Edhe pse reshjet e shiut kanë qenë me intensitet të lartë, kjo gjë nuk i ka penguar aspak ata për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Gjatë javës ekipi është stërvitur nën drejtimin e 2- shes AgalliuFan­i, të cilët kanë kryer një punë mjaft të mirë dhe për t'u përgëzuar. Ndërkaq, Arbri nuk ka pranuar të prononcohe­t ditën e parë të prezantimi­t duke thënë se do të flasë pas disa ditësh kur të njohë më mirë edhe ekipin.

 ??  ?? Gersi Arbri gjatë prezantimi­t të djeshëm
Gersi Arbri gjatë prezantimi­t të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania