Panorama Sport (Albania)

Volejbolli dhe basketboll­i pushojnë prej motit të keq

Situata emergjente, shtyhen të gjitha ndeshjet

-

Duke parë situatën e rënduar dhe të emergjencë­s së krijuar anembanë Shqipërisë pas përmbytjev­e të shkaktuara prej shiut të rrëmbyeshë­m që ka rënë dhe po vazhdon të bjerë, Federata Shqiptare e Volejbolli­t (FSHV)dhe Federata Shqiptare e Basketboll­it (FSHB) kanë vendosur unanimisht që të shtyjnë ndeshjet e kësaj jave. Kështu, të parët që vendosën shtyrjen ishte FSHV, e cila nëpërmjet njoftimit të saj zyrtar, njofton: "Duke parë situatën e rëndë të krijuar në të gjithë Shqipërinë, për shkak të përmbytjev­e që ka sjellë shiu gjatë ditëve të fundit, ndeshjet eliminator­e për

femra të Kupës së Shqipërisë që do të luheshin me datat 1, 2 dhe 3 dhjetor (në Tiranë dhe në Durrës), janë pezulluar. FSHV do t'ju njoftojë në një moment të dytë për ditët dhe orarin e zhvillimit të tyre". Pak orë pas vendimit të marrë nga FSHV, për të njëjtën situatë edhe FSHB ka vendosur

të pezullojë të gjitha ndeshjet e planifikua­ra për sot, nesër e pasnesër. Kjo situatë emergjente ka detyruar bashkitë që kanë nën administri­m pallatet e sporteve, t'i kthejnë në një strehë për banorët që janë përmbytur. Lidhur me këtë situatë, shefi i klubit shumësport­ësh, Viron Toska, shpjegon për situatën në Vlorë: "Pallati i sportit "Flamurtari" ka hapur dyert për të mirëpritur një numër të konsiderue­shëm familjarës­h, për një numër të caktuar banorësh që janë seriozisht në gjendje kritike nga vërshimi i përmbytjev­e. Me urdhër të Kryetarit të Bashkisë, jo vetëm unë, por edhe shumë punonjës të tjerë, jemi të gjithë në gatishmëri për të marrë masat për të pritur njerëzit në nevojë, të cilët do të vijnë të sistemohen me gjithë baza materiale, me batanije, krevate e çfarë do të nevojitet tjetër për strehimin e tyre. Dua të them se të gjitha aktivitet sportive që ishin programuar për t'u zhvilluar nesër e pasnesër do të shtyhen, për shkak të kësaj gjendjeje emergjence. Kapaciteti i pallatit të sportit në Vlorë me një sipërfaqe prej 8400 m2, mund të strehojë 200-300 familje", deklaroi ai. Olsen Llambro

 ??  ?? Pamje nga pallati i sportit “Flamurtari” në Vlorë, ku janë strehuar të prekurit nga përmbytjet.
Pamje nga pallati i sportit “Flamurtari” në Vlorë, ku janë strehuar të prekurit nga përmbytjet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania