Panorama Sport (Albania)

Evangjeli Veli, e teta në Botëror

Synohen medalje, sytë janë nga Qerimaj, Calja dhe Shoraj. Premton edhe Romela Begaj

- ABDULLA DUSHKU

Kampionati Botëror i Peshëngrit­jes për Të Rritur dhe Të Rriturave, që po mbahet në Anaheim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka nisur të martën e kaluar dhe do të ulë siparin më 5 dhjetor 2017. Në këtë kampionat Botëror, Shqipëria po merr pjesë me 5 prej sportistëv­e të saj më të mirë, ndërsa mungesa e vizës amerikane i ka mohuar vendin në këtë Botëror peshëngrit­ësit Daniel Godelli. Kështu, duke gdhirë 1 dhjetori, nga ora 05: 00 deri në orën 07:00 të mëngjesit, ka garuar Evangjeli Veli, në kategorinë e peshës trupore deri në 58 kg femra. Shtangistj­a Veli e ka mbyllur në vendin e 8-të Botërorin e peshëngrit­jes. 26- vjeçarja kuqezi ka garuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në peshën 58kg, duke u renditur në vendin e 9-të në stilin e shkëputjes dhe në vendin e shtatë në atë të shtytjes. Ndërsa në dygarësh, shtangistj­a Veli e mbylli në vendin e tetë. Gara e sportistes kuqezi nis mirë duke ngritur me sukses 90kg në stilin e shkëputjes, por dështon dy herë të ngrejë 94kg duke e mbyllur garën në vendin e nëntë. Paraqitja në shtytje është disi më e mirë, pasi Veli realizon me sukses dy prova. Ajo e nis mirë, duke ngritur 110kg, ndërsa në provën e dytë dështon me 113kg, peshë të cilën e ngre

në përpjekjen e tretë. Në garë, për Shqipërinë, janë edhe peshëngrit­ësit Romela Begaj, Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, që garojnë ditët në vijim. Në ditën e parë janë zhvilluar vetëm bateritë B të kategorive të peshave trupore deri në 48 kg për femra, ku kampione e botës u

shpall indiania Çanu. Në 56 kg për meshkuj, podiumi u pushtua nga aziatikoju­glindorët, pasi vietnamezi Kim Tuan Thaç u shpall kampion i botës me 279 kg, i ndjekur nga bashkatdhe­tari i tij, Lë Kuok Toan Tran, me 270kg dhe tajlandezi Uitun Mingmun, me 267 kg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania