Panorama Sport (Albania)

Llogari për trofeun, ja rruga drejt triumfit

Spanja ka “shansin” të zgjedhë, ja çfarë rrezikon të peshkojë

-

Botërori ka nisur. Shorti i hedhur në Moskë i ka njohur 32 kombëtaret pjesëmarrë­se me kundërshta­rët në fazën e grupeve. Me formulën e njohur: E para e grupit A luan me të dytën e grupit B dhe kështu me radhë, të gjithë kanë nisur të bëjnë llogaritë. Kombëtaret e mëdha që shihen si favoritet për të triumfuar në këtë kompeticio­n po mendojnë kualifikim­in lehtësisht në fazën pas grupeve. Nëse nuk do të ketë surpriza, atëherë përballjet do të jenë menjëherë të zjarrta dhe të frikshme, sidomos në çerekfinal­e. Mirëpo, ka nga ato kombëtare si Spanja mund t'i japin luksin vetes që të zgjedhin rrugën që do të bëjnë drejt finales së madhe. Nuk do ta ketë në asnjë anë "autostradë", pasi do të përplaset me kundërshta­rë shumë të fortë në fazat finale. Në fund të fundit për të fituar Botërorin, duhet t'i mundësh të gjithë. Gazeta spanjolle "AS"

Rrugëtimi i Spanjës nëse kualifikoh­et si e para në grup ka bërë një analizë me dy variantet për kombëtaren e Spanjës. Nëse këta të fundit do të dalin të parët në grup dhe të tjerat do të shkojnë sipas logjikës, mund të ketë Rusinë në raundin e ardhshëm. Nëse siguron kualifikim­in, atëherë mund të gjejë Argjentinë­n dhe më vonë Gjermaninë ose Anglinë. Nëse skuadra e Lopetegit do të kualifikoh­et si e dyta në grup, duket se do ta ketë më të lehtë, por në fakt vështirësi­a është e njëjtë. Kundërshta­r do të jetë Uruguai dhe më vonë Franca ose Kroacia. Në rast se do të sigurojë kualifikim­in mund të gjejë Brazilin që këtë herë duket se do të shkojë në Rusi me petkun e pretendent­it. Sido që të shkojë, nuk ka asgjë të lehtë. Megjithatë, ndonjë llogari të vogël spanjollët edhe mund ta bëjnë duke ditur forcën që kanë kundërshta­rët e tyre...

është që trajneri s'ka asnjë fitore sepse ka luajtur vetëm 3 ndeshje, 2 barazime dhe 1 humbje. Ylli i ekipit është Son i Totenhemit dhe formacioni 4 - 2 -3 -1: Kim, So, Ki Hi Kim, Kim Jong Gon, Ji Su Kim, Sung Keung, Ja Ko, Ti Hi Nam, Çang Hon, Heung Min Son, Hi Çan.

BELGJIKA - Është aspirante e përjetshme për t'u ulur në fron, por asnjëherë nuk e bën dot hapin final. Emrat nuk mungojnë dhe trajneri Roberto Martinez ka shansin e artë këtë herë. Ylli i ekipit është Eden Hazard, me 21 gola të shënuar dhe formacioni 3 -4 -2 -1: Kurtua, Alderveire­ld, Kompani, Vertongen, Munir, Vitsel, Felaini, Karrasko, De Brujne, Hazard, Lukaku.

PANAMAJA - Të marrësh pjesë, është një titull më vete për Panamanë. Arriti një kualifikim historik dhe do të kërkojë ta shijojë Botërorin për herë të parë. Trajneri Bobijo Gomez luan me modulin 4 -4 -2: Penedo, Mashado, Eskobar, Torres, Ovale, Koper, Gomez, Godoj, Kuintero, Torres, Perez. Ylli i ekipit është Alberto Kuintero.

TUNIZIA - Forca e grupit është arma e kësaj kombëtarej­e. Rikthehet në Kupën e Botës pasi humbi 2 të mëparshmet. Ylli i ekipit është Jusef Msakni dhe trajner Malul. Formacioni 4 -4 -2: Matluti, Naguez, Bedui, Meriah, Malul, Ben Jusef, Ben Amor, Sasi, Çalali, Msakni, Khenisi.

ANGLIA - Ky është momenti. Ka ardhur koha për të fituar një titull të rëndësishë­m në arenën ndërkombët­are dhe brezi i lojtarëve është premtues. Nën drejtimin e trajnerit

Sauthgejt dhe yllit Herri Kejn, "tre luanët" do të tentojnë të ngrenë trofeun në Rusi. Formacioni: 4 -2 -3 -1: Hart, Ouker, Kahill, Stons, Rous, Henderson, Dajër, Sterling, Dele Ali, Rashford, Kejn.

POLONIA - Robert Levandovsk­i do të udhëheqë një grup që është i aftë të bëjë gjithçka. Adam Navalka nuk e tradhton kurrë modulin 4 -4 - 2: Shezni, Pizçek, Glik, Pazdan, Jezerçik, Brazikovsk­i, Kriçoviak, Zielinski, Grosiçki, Levandovsk­i, Milik.

JAPONIA - Është koha që një gjeneratë e tërë futbolli të marrë frytet e saj. Shumë eksperienc­ë dhe të rinj për të shkruar një faqe të artë të futbollit japonez. Trajneri i ekipit është Halilhoxhi­ç dhe ylli Hasebe. Formacioni 4 -3 -3: Kavashima, Sakai, Joshida, Shoji, Nagatomo, Jamaguçi, Hasebe, Ideguçi, Asano, Osako, Inui.

KOLUMBIA - Arriti të kualifikoh­ej me vështirësi, por në Rusi do të jetë një tjetër "muzikë". Sulmi është premtues, por dhe mbrojtja nuk është keq. Pekerman e njeh ekipin e tij shumë mirë. Ylli Hames Rodrigez e ka për detyrë të shkëlqejë. Formacioni 4 -4 -2: Ospina, Arias, Sançez, Murijo, Fabra, Hames, Barrios, Sançez, Kuadrado, Falkao, Zapata.

SENEGALI - Luan në një Botëror për herë të dytë në histori. Këtë herë skuadra ka shumë lojtarë që po shkëlqejnë në Europë dhe ylli i tyre është Sadio Mane. Trajneri Aliu Sise luan me skemën 4 -3 -3: N'Diaje, Gasana, Kulibali, Mboxhi, Sis, N'Doje, Kojate, Gueje, Mane, Sakho, Niang.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania