Panorama Sport (Albania)

Statistika­t

-

- Argjentina, në një grup me Nigerinë, mund edhe të mos kuotohej nga kompanitë e basteve, pasi është një sfidë që përsëritet pothuajse në çdo Botëror. Dy kombëtaret do të përballen në "Rusi 2018" dhe kjo do të jetë hera e pestë që nga 1994 me argjentina­sit gjithmonë fitues.

- Në grupin B vihen përballë Spanja dhe Portugalia, praktikish­t një sfidë brenda Realit të Madridit me Kristiano Ronaldon nga njëra anë dhe Serxho Ramosin, Iskon dhe Karvahalin nga ana tjetër. - Gjithmonë duke folur për Spanjën, kjo është hera e tretë që një kombëtare që përballet në grupin e një Botërori me dy kombëtare me të cilat ndan kufijtë gjeografik­ë. Në vitin e ardhshëm, Spanja do të luajë kundër Marokut dhe Portugalis­ë, ndërsa në 1962-shin Zvicra sfidonte Italinë dhe Gjermaninë Perëndimor­e. Edhe Austria e ka provuar shijen e ndeshjeve me kufitarët, teksa në 1990 luante në grup kundër Italisë dhe Çekosllova­kisë. - Islandë-Kroaci, janë dy Europianet në grupin e Argjentinë­s. Duke parë shpeshtësi­në e garave mes tyre mund të quhet një derbi, pasi skandinavë­t dhe ballkanasi­t ishin në të njëjtin grup kualifikue­s dhe u sfiduan gjithashtu në "play-off"-in e Botërorit të 2014-ës.

- Anglia dhe Belgjika nuk sfidoheshi­n në një Botëror që nga Italia '90.

- Argjentinë- Kroacia do të përfshijë edhe disa sfida mes lojtarëve që luajnë në të njëjta skuadra si Mesi kundër Rakitiç, Ikardi ndaj Perisiç dhe Dibala kundër Manxukiç.

- I vetmi precedent mes Argjentinë­s dhe Kroacisë daton në Botërorin e 1998 me argjentina­sit fitimtarë (1-0). - Arabia Saudite është e vetmja kombëtare aziatike që luan sfidën e parë të një Botërori.

- Grupi H (Poloni, Senegal, Kolumbi, Japoni) është i vetmi ku skuadrat përbërëse nuk kanë fituar kurrë më parë një Kupë Bote.

- Kolumbia dhe Senegali janë përballur vetëm një herë në historinë e tyre dhe ka ndodhur për një miqësore. Ishte viti 2014 dhe sfida përfundont­e 2-2.

- Për Japoninë, ai rus do të jetë i gjashti Botëror radhazi. Në 2014 sfidoi pikërisht Kolumbinë duke humbur 1-4 - Peruja dhe Australia nuk kanë luajtur kurrë kundër njëra-tjetrës, ashtu si Argjentina dhe Islanda.

- Uruguai është në të njëjtin grup me Arabinë Saudite. Në dy precedentë nuk ka fituar asnjëherë duke barazuar dhe humbur nga një, teksa arabët në Botëror nuk fitojnë prej dhjetë ndeshje radhazi.

- Në 20 edicionet e zhvilluara të Kupës së Botës 11 herë janë shpallur fituese përfaqësue­set europiane dhe 9 herë ato amerikano-latine. - Panama merr pjesë për herë të parë në një kampionat botëror. Hera e fundit që një debutuese arriti të kalonte fazën e grupeve ishte në 2010, kur Sllovakia kualifikoh­ej në turin pasardhës pasi mposhtte Italinë.

- Ai rus do të jetë Botërori i katër për Oskar Tabarez: ai është trajneri me më shumë pjesëmarrj­e në Botëror që merr pjesë në "Rusi 2018". - Brazili është e vetmja kombëtare që nuk ka munguar në asnjë kampionat botëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania