Panorama Sport (Albania)

Tall zv.presidenti­n, Umtiti bëhet çështje te Barcelona

Katalanasi­t në formë, sot përballja me Seltan

-

Mbrojtësi francez i skuadrës katalanase të Barcelonës, Samuel Umtiti, është kthyer në një çështje për klubin spanjoll gjatë ceremonisë ku u shpërndanë automjetet e reja të kompanisë "Audi" te lojtarët e skuadrës. Gjatë fotografis­ë së përbashkët me zëvendëspr­esidentin e klubit, Hordi Kardoner, Umtiti ka ngritur dy gishtat në shenjë shakaje pas kokës së Kardoner. Pas këtij veprimi, yjet katalanas, Mesi, Pike dhe Semedo nuk kanë shpërthyer në të qeshura. Mirëpo, në prag të sfidës me skuadrën e Selta Vigos, trajneri katalanas, Ernesto Valverde, është shprehur pozitiv për një rikthim të mundshëm të Osman Dembele përpara festave dimërore.

VALVERDE - Lidhur me këtë çështje, Valverde ka thënë se: "Mendoj se ai do të jetë i gatshëm për t'u stërvitur me skuadrën shumë shpejt, pasi ka ecur mjaft mirë në fazën rikuperues­e. Mirëpo deri më atëherë, nuk duam të rrezikojmë me të". Nga ana tjetër, Valverde ka mohuar zërat se ka folur me Arda Turan për të ardhmen e tij dhe Felipe Kutinjos. Trajneri katalanas shtoi: "Problemi është se jemi duke folur për lojtarë në një moment ku nuk mund të blejmë asnjë. Nuk mund të humbasim kohë, duke u marrë me emra pa u hapur ende merkatoja dimërore. Kutinjo është një lojtar i shkëlqyer, por nuk është pjesë e skuadrës sonë. Ajo çka më intereson është Barcelona dhe lojtarët e mi". Një prej lojtarëve që do të mungojnë në përballjen e sotme do të jetë edhe Deulofeu, i cili nuk do aktivizohe­t për qëllime taktike. Për të, Valverde tha se: "Ai nuk do të luajë në këtë përballje pasi kemi lojtarë të tjerë që do të aktivizohe­n. Fakti që kemi një skuadër të madhe sjell që shpeshherë disa të ulen në stol. Deulofeu është një lojtar i gatshëm për të punuar dhe kjo më pëlqen".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania