Panorama Sport (Albania)

Ozil del hapur: Po flas me Zidanin

Ndërkaq, Barcelona pritet t’i ofrojë Arsenalit për gjermanin shkëmbimin me Arda Turan

- Përgatiti: LEDIO NASE

Përpara supersfidë­s së Premier Ligës kundër Mançester Junajtid, Mesut Ozil ka konfirmuar se idhulli i tij në botën e futbollit është Zinedin Zidan dhe se kur është takuar me francezin ka mbetur i bllokuar. Fantazisti gjerman ka rigjetur formën e tij optimale gjatë kohëve të fundit, madje është përfolur edhe për një kalim të tij te Barcelona në kampionati­n spanjoll.

IDHULL - "Kur u bashkova me Realin e Madridit u takova me Zidanin: duart nisën të më djersijnë sepse isha shumë nervoz", shpjegoi gjatë një interviste për "Football Magazine". "Zidan është një person i sjellshëm dhe pozitiv. Mbajmë kontakte edhe sot e kësaj dite". Si lojtar, Zidan ka influencua­r një gjeneratë të tërë dhe "ish"-i i Verder Bremenit nuk bën përjashtim: "Mënyra sesi ai lëvizte më mahniste", pranoi Ozil. "Mrekullohe­sha edhe nga si drejtonte stërvitjen. Teknika dhe kreativite­ti i Zidanit janë të jashtëzako­nshme. Gjithmonë kam dashur të bëhem si ai".

SHKËMBIMI - Barcelona, ndërkaq, po përpiqet të vrasë "dy zogj me një gur": ideja e drejtuesve katalanas është të dërgojnë Arda Turanin në Angli tek Arsenali, si pjesë e marrëveshj­es për blerjen e Mesut Ozilit. Lojtari i kombëtares turke nuk po gjen hapësira nën drejtimin e trajnerit Ernesto Valverde dhe Gallatasar­aji shihet si një tjetër destinacio­n, pasi katalanasi­t po kërkojnë t'i gjejnë sa më shpejt një sistemim. Dhe interesimi i tyre për Ozilin mund të sjellë largimin e Turan te "Topçinjtë", sipas zërave të përcjellë nga britanikja "Daily Star", ndërsa Arsenali mendohet të mos pranojë oferta më të ulëta për fantazisti­n gjerman. Kontrata e Ozilit skadon në fund të sezonit, megjithatë Arsen Venger ka këmbëngulu­r se lojtari është i pashitshëm.

 ??  ?? Zidan dhe Ozil duke festuar me Kupën e Mbretit
të sezonit 2010-'11
Zidan dhe Ozil duke festuar me Kupën e Mbretit të sezonit 2010-'11

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania