Panorama Sport (Albania)

Zidan: Dëmtimi i Bejl po më bezdis

-

Në prag të përballjes me skuadrën e Atletiko Bilbaos, trajneri i Realit të Madridit, Zinedin Zidan, ka folur mbi formën e skuadrës duke zbuluar se uellsiani, Gareth Bejl do të mungojë si pasojë e dëmtimit, situatë që ka filluar ta bezdisë teknikun francez. Sa i përket Bejlit, Zidan ka thënë se: "Nuk mendoj se është një problem psikologji­k, por fakti që ai i ka munguar skuadrës për një kohë të gjatë e komplikon edhe më tepër këtë çështje dhe situata po bëhet e bezdisshme. Shpresoj të jetë diçka e lehtë, megjithatë nuk duam kurrsesi të rrezikojmë me Bejl. Tanimë çdo gjë varet prej tij, unë nuk mund të jap një datë fikse për rikthimin, shpresoj të ndodhë sa më shpejt". Trajneri francez ka folur edhe mbi portierët Navas dhe Kasijas, ku gjithashtu ka sqaruar mbi zërat që lidhin Realin me portierin nga Kosta Rika, Kepa Arizabalag­a. Për këtë çështje, Zidan ka thënë: "Gjithmonë kam pasur në skuadër portierë shumë të mirë dhe mendoj se Keilor Navas është më i miri. Ndaj do t'i mbështes gjithmonë portierët e mi si Navas ashtu edhe Kasija. Kepa është një portier shumë i mirë, por nuk është pjesë e skuadrës sime. Deri më tani nuk kemi folur ende për të. Së pari duhet të fokusohemi te ndeshjet tona, më pas kur të vijë koha e merkatos do diskutojmë për të". Tekniku i skuadrës së Realit ka folur edhe mbi rëndësinë e këtij muajit për ndeshjet që do të luajë ekipi spanjoll, ndaj Zidan shtoi: "Kemi arritur të shfaqim një formë tepër të mirë në katër përballjet e fundit dhe ky muaj do të jetë i mbushur me sfida emocionues­e, si dhe tepër të rëndësishm­e për skuadrën tonë. Për më tepër, do të jenë sfida të vështira, por ne jemi përgatitur shumë dhe presim një formë sa më të mirë në këto takime. Do të luajmë njësoj si herët e tjera".

ATL. BILBAO (4-2-3-1) Arrizabala­ga; Boveda, Nunez, Eseita, Balenciaga; Ituraspe, Riko; De Markos, Uilliams,

Suseta; Aduriz Trajner: Hoze Ziganda

REAL MADRID (4-4-2) Navas; Karvahal; Ramos, Varan, Marselo; Kazemiro, Kros, Modriç, Isko; Ronaldo, Benzema Trajner: Zinedin Zidan

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania