Panorama Sport (Albania)

Alegri: Për Gonzalon vendosa në të gdhirë, tani Olimpiakos­in

“Napoli mbetet favorit, të shkojmë përtej legjendës”

-

Masimilian­o Alegri prezantohe­t i buzëqeshur, me një mimikë në fytyrë që tregon se Juventusi nuk kishte vdekur, por nuk është se tashmë e ka të sigurt që në fund të këtij sezoni do të jenë ata që do ta fitojnë titullin: "Kjo ndeshje tregoi se ne nuk kishim vdekur, por kemi qenë gjithmonë aty, në kërkim dhe në punim të një ideje të re loje. Napoli meriton kompliment­e për atë që po bën dhe nuk nguroj kur e them se pavarësish­t fitores sonë, mbeten sërish ata pretendent­ët për Serinë A. Fundja ata luajnë futbollin më të bukur në Itali. Ne duam që të vazhdojmë të luftojmë deri në fund, pasi duam titullin e shtatë radhazi për të shkuar edhe përtej legjendës". Për sa i përket testit pozitiv të skuadrës së tij, i cili u tregua solid në mbrojtje, livornezi 50- vjeçar pranon: "E kisha thënë që në fillim se ky do të ishte një test për ndeshjen me Olimpiakos­in, sfida më e rëndësishm­e e kësaj jave të vështirë që na pret. Për ne është detyrim që të kalojmë në 1/8-at e Ligës së Kampioneve, - vazhdon Alegri, i cili më pas ndalet te vlerësimi individual. - Pashë më në fund një skuadër të vëmendshme që di të vuajë dhe të mbrojë si ekip. Higuain në fushë? Për Gonzalon vendosa vetëm në të gdhirë të ditës së premte që do të luante titullar. Ishte një zgjedhje e vështirë sepse lojtari kishte dhimbje në dorën e operuar, por u tregua fantastik. Duglas Kosta? Është një lojtar i jashtëzako­nshëm sepse në nivelin teknik di të bëjë gjëra që nuk ia kam parë askujt tjetër në qarkullim. Edhe Benatia më pëlqeu shumë sepse di të jetë i sigurt, pozicional, por duhet thjesht të përmirësoh­et në zotërimin e topit".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania