Panorama Sport (Albania)

Higuain tallet: De Laurentis u fsheh pas golit

Ironi me gazetarët: Fola në fushë siç ma kërkoni ju...

-

Nuk mund t'i vësh gur gjithçkaje dhe ta harrosh. Nuk mund të fshihen 146 ndeshje dhe 91 gola, sepse dashuria fillimisht ka qenë shumë e madhe. Jo, për Higuainin ndeshja kundër Napolit nuk do të jetë kurrë si të tjerat. Për këtë arsye, goli i "Pipitës", që ndëshkoi për të disatën herë skuadrën e Sarrit, mbart me vete shumë mistere dhe prodhon një lumë emocionesh të papërshkru­eshme. Të gjitha këto u transformu­an në një inat të papërmbajt­shëm të tifozëve vendës që kishin mbushur "San Paolo"-n që nuk lanë gjë pa thënë para dhe pas golit të argjentina­sit. Por, në minutën e 13-të, ai i heshti të gjithë. "Të gjithë janë të lirë të bëjnë dhe të sillen si të duan", thotë fillimisht Higuain pas ndeshjes. Por kur pyetet për De Laurentisi­n dhe për polemikat që nuk kanë të sosur me ishpreside­ntin, ai shfryn me finesë dhe thotë: "Ka nga ata që kur ndihesh keq mezi presin që të bëhesh akoma më keq dhe të dëmtohesh. Ka të tjerë që kur ke nevojë, të qëndrojnë afër. Për ne ishte një ndeshje shumë e rëndësishm­e dhe ia arritëm të merrnim atë që donim. Çfarë po përpiqesha të shikoja kur vura dorën në ballë pas golit? U përpoqa të shoh De Laurentisi­n, por ndoshta ishte fshehur...", është shprehur bomberi i Juventusit duke nxehur akoma më shumë gjakrat.

POLEMIKA - Higuain është bombarduar me pyetje menjëherë pas ndeshjes, jo vetëm sepse shënoi një gol, por sepse ia shënoi Napolit, madje i shkaktoi ish-skuadrës së tij humbjen

e parë sezonale. Dikush tjetër mund të ish-treguar pak mburravec me gazetarët që e kryqëzojnë sa herë që humb ndonjë rast para portës, ndërsa Higuain vendosi të ishte therës me ironinë e tij. "Nuk kam dëshirë të flas... Ju më thoni se unë duhet të flas në

fushë dhe sonte (dje) fola në fushë. Më mirë kështu", deklaroi ai. Në total Higuain i ka shënuar 5 gola Napolit në një vit e gjysmë. Katër në kampionat dhe 1 në Kupën e Italisë. Dhimbje më të madhe ishskuadrë­s dhe tifozëve të tij nuk mund t'u shkaktonte.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania