Panorama Sport (Albania)

Inter-Kievo, në “San Siro” luhet në... lartësi

Përballen ekipet që shfrytëzoj­në krosimet dhe krahët

- Përgatiti: LEDIO NASE

Nesër pasdite, në "Meazza" do "fluturohet". Disi prej zakonit të së parit, stadiumin e zikaltërve gjithmonë shumë të frekuentua­r (do arrihet deri në 60 mijë spektatorë), por edhe sepse statistika­t e mbledhura nga Opta tregojnë se Interi i Luçiano Spaletit dhe Kievo i Rolando Maranit janë më të zotët e Serisë A për të shënuar me kokë (bashkë me Juven).

NGA KRAHËT - Për më shumë, dy skuadrat që do përballen nesër në 15:00, janë mes më të mirave (gjithashtu bashkë me bardhezinj­të) në arritjen e rrjetës duke shfrytëzua­r krahët. Do jetë një takim idesh futbolli që preferojnë të përdorin krahët dhe kokën: për klubin zikaltër është logjike që zhvillimi i lojës të jetë i tillë edhe si rrjedhojë e fizionomis­ë së përgjithsh­me ( Kandreva e Perisiç), ndërsa ndjell kureshtjen fakti që skuadra e Venetos, megjithëse luajnë me një skemë 4-3-1-2, gjejnë rrugën e rrjetës nga korsitë anësore në mënyrë kaq konstante. Vetëm kundër Napolit, Maran kishte hequr figurën e fantazisti­t duke shtuar një "shkatërrue­s", me zhvendosje­n e Birsas përkrah Inglezes e duke sistemuar Depaolin e Hetemajn më në krah për të krijuar vendosjen 4-4-2. Spaleti, në krahun tjetër, megjithëse gjen vazhdimish­t zgjidhjet në zhvillim të lojës, si moduli 3-52 i përdorur ndaj Kaljarit, nis gjithmonë me 4-2-3-1.

LËVIZJET - Pra, të dielën, kujdes nga krahët dhe topat e lartë. Interi, Kievo e Juventusi kanë shënuar secili nga 6 gola me kokë, zikaltrit plot 10 pas një krosimi, verdheblut­ë dhe bardhezinj­të 7. Kandreva është simboli i krosimeve tek Interi: ka prodhuar 98, Perisiç është i dyti me 67. Skuadra e Spaletit këmbëngul të luajë përgjithës­isht nga e djathta, atje ku mesfushori i Italisë do ketë përballë Hetemajn. Perisiç, në korsinë e kundërt do ketë Kaçiatoren, krosuesin më të mirë të Kievos.

SHIFRAT - Skuadra e Maran, jashtë fushës. Këtë vit ka humbur vetëm ndaj Juves (7 fitore nga 8 në "Juventus Stadium") dhe Sampdorias (6 fitore nga 6 në "Ferraris"). Një ecuri që do ta detyrojë Interin të luajë "pa ndalesë", ashtu si ka kërkuar disa herë Spaleti. Zikaltrit shënojnë prej 9 ndeshjesh radhazi në kampionat: ndërsa në 35 të fundit, vetëm me Napolin, 30 prillin e kaluar, sulmi zikaltër "ngeci".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania