Panorama Sport (Albania)

Sakrificë, presing e mbrojtje, ja stili dhe mentalitet­i i Gatuzos

-

Ndryshim. Të hënën ishte dita e emërimit të Gatuzos, të martën e konferencë­s për shtyp, të mërkurën nisëm stërvitjet masakruese. Bota e Milanit për 72 orë ka folur për Gatuzon, ka rikujtuar vrapimet e tij në finalen e Ligës së Kampionëve. Një "zhytje" në shpirtin e Rinos. Benevento-Milan (që do luhet nesër), megjithatë është pranë, ndaj pyetjet ndryshojnë. Për shembull: ky Milan, si do të luajë?

NDESHJA - Për ta kuptuar më mirë (së paku një pjesë të principeve të lojës) mund të shikohet një ndeshje e të rinjve të Gatuzos. Milan-Juve e 18 nëntorit është më e përshtatsh­mja: është sfida e vetme (jo për rezultatin) në dy muaj e gjysmë, të cilën Milani e ka humbur, por për shkak të vlerës së kundërshta­rit.

MENTALITET­I - Gatuzo karakteriz­ohet nga grinta. Është skenik dhe zëri i tij mbulon zhurmat e stadiumit. Me shumë mundësi do veprojë kështu edhe ndaj Beneventos, Rino ka kërkuar falje më përpara. Për sa i përket taktikës: Milani e nis me modulin 3-4-3, sistemi i lojës që pritet edhe për sfidën e drekës së nesërme. Do ketë ndryshime, por nisja është ajo, me kërkesë të madhe agresivite­ti dhe me sulmues shpeshherë të vetmuar. Ndeshja përfundoi 0-1, por pak rëndësi ka: ishte vendimtare goditja e dënimit e Pjacës. Rëndësi ka mendësia. Sulmuesit janë në punë edhe në fazën e lojës pa top, më shumë nga se milanistët ishin mësuar të shikonin me Montelën. Interesant­e edhe situatat më specifike. Anësorët e mesfushës kur duhet mbrojtur, tërhiqen drejt qendrës për të formuar një linjë pesëshe. Kur përpiqet të ndryshojë ndeshjen, më pas, Gatuzo avancon qendërmbro­jtësin (në këtë rast El Halilin) si "regjisor" (mbrojtja në atë pikë kalon me katër). Milan Primavera kundër Juves nisej jo si favorit, ndërsa në Benevento është e pashmangsh­me: ndeshjen duhet ta bëjnë kuqezinjtë.

 ??  ?? 3. Si variacion, Rino parashikon qendërmbro­jtësin në mesfushë. Nëse Milani rreshtohet me tre në prapavijë, në fazën me top Bonuçi del nga qendra e mbrojtjes për të bërë regjisorin e shtuar në mesfushë. Qendërmbro­jtësi El Hilali te Milani i të rinjve e...
3. Si variacion, Rino parashikon qendërmbro­jtësin në mesfushë. Nëse Milani rreshtohet me tre në prapavijë, në fazën me top Bonuçi del nga qendra e mbrojtjes për të bërë regjisorin e shtuar në mesfushë. Qendërmbro­jtësi El Hilali te Milani i të rinjve e...
 ??  ?? 1. Vija mbrojtëse Lojtarët e krahut tërhiqen dhe prapavija rreshtohet me pesë lojtarë. Ky është koncepti me të cilin Gatuzo mendon të mbrohet
1. Vija mbrojtëse Lojtarët e krahut tërhiqen dhe prapavija rreshtohet me pesë lojtarë. Ky është koncepti me të cilin Gatuzo mendon të mbrohet
 ??  ?? 2. Faza pa top parashikon punë për sulmuesit pasi duhet të tërhiqen për të ndihmuar ekipin të mbrohet ndaj mund të ndodhë që i gjithë Milani të mblidhet në 30 metra.
2. Faza pa top parashikon punë për sulmuesit pasi duhet të tërhiqen për të ndihmuar ekipin të mbrohet ndaj mund të ndodhë që i gjithë Milani të mblidhet në 30 metra.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania