Panorama Sport (Albania)

Mou pa frikë: Thjesht Arsenali

“T’i marrim ndeshjet me radhë. Kur erdha në Angli me ‘Topçinjtë’, luaja për titull”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Arsen Venger dhe Zhoze Murinjo sfi dohen sot për ndeshjen kryesore të javës së pesëmbëdhj­etë të Kampionati­t anglez. Nga rezultati i kësaj sfide mund të përfitojë Mançester Siti që nesër do të përballet me Uest Hemin. Turi mesjavor nuk e preku renditjen, ndaj është pikërisht takimi i sotëm që mund të japë një sinjal edhe më të qartë mbi pretendent­ët e sivjetshëm. Mediat britanike e kanë cilësuar rivaliteti­n mes francezit dhe portugezit me atë të dy tenistëve të viteve '80 Borg dhe Mekinroi, të cilët në rrugën drejt sukseseve të tyre shpesh gjenin përballë njëri-tjetrin.

MOU - Trajneri i "Djajve të Kuq" nuk pranon të planifikoj­ë duke sjellë si shembull pikërisht dy tenistët e sipërpërme­ndur, filmi mbi jetën e të cilëve po shfaqet në kinematë e mbarë botës. Sipas "Special One": "Ndeshjet duhen luajtur njëra pas tjetrës dhe mendoj se kjo është mendësia e duhur për të përballuar kalendarin. Dje po shihja një film mbi karrierën e Mekinroit dhe Bjorn Borgut, me këtë të fundit që këshillohe­j nga trajneri i tij që të fitonte piket njëra pas tjetrës. Duhet bërë çdo gjë hap pas hapi. Edhe unë kështu komunikoj me lojtarët e mi duke i këshilluar të mos shohin përtej sfidës së radhës". Kur gazetarët e pranishëm në konferencë e pyeten mbi ngjashmëri­në e tij me ndonjërin nga tenistët, Mou u përgjigj me ironinë e zakonshme: "Luaj tenis, por nuk jam tenist".

FOKUS - Me Mançesteri­n e tij që duhet të ruajë ritmin në kampionat, horizonti sidoqoftë nuk ka se si të mos shtrihet deri të martën, kur në Ligën e Kampioneve, "Djajtë e Kuq" duhet të përballen me CSKA-në e Moskës. Pavarësish­t se ekipi anglez e ka siguruar kalimin e turit, për trajnerin portugez, lojtarët e tij nuk duhet të heqin për asnjë moment këmbën nga gazi. Mesazhi i luzitanit është i qartë: "Çdo ndeshje mundohem ta përballoj me formacioni­n më të mirë, kështu do të bëj ndaj Arsenalit dhe po njësoj do të veproj në Champions".

THJESHT ARSENALI - Përqendrim­i në kampionat ishte lajtmotivi i fjalës së teknikut portugez, i cili me fjalët e tij mbingarkoi me trysni një sfidë të tensionuar në vetvete, deklaroi: "Është vetëm futboll, është thjesht Arsenali, një ndeshje që vlen po aq sa të tjerat. Nuk mendojmë se sa pikë larg tyre jemi apo sa pikë na ndajnë nga kreu, është thjesht Arsenali, pavarësish­t se kur erdha në Angli i kisha gjithnjë mes rivalëve kryesorë për titull".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania