Panorama Sport (Albania)

Hejnkes: Leva dhe Myler, gati ndaj Hanoverit

“Rafinja i pakënaqur? S’duhen harruar gjërat që mësoi te ne”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Gjatë ditës së sotme, skuadra e kampionëve gjermanë do të përballet në javën e 14-të të Bundesligë­s me Hanoverin. Në prag të këtij takimi, trajneri i Bajernit, Jup Hejnkes, ka folur në konferencë­n për shtyp duke sqaruar mbi formën e skuadrës dhe dëmtimet.

A do të jetë zëvendëska­piteni Myler i pranishëm?

Pa dyshim që po. Jam tej mase i lumtur që Tomas Myler ka arritur të rikthehet në formë mjaft të mirë dhe që do të luajë sërish me skuadrën. Gjatë kësaj jave, kam parë në stërvitje Mylerin e vjetër. Ai do të luajë që prej fillimit të kësaj sfide, së bashku me Hames Rodrigezin.

Si është situata me Robert Levandovsk­in?

Levandovsk­i është në formën e tij më të mirë dhe do të jetë gati për këtë përballje që prej fillimit, ashtu sikurse edhe Myler. Gjatë kësaj jave, Levandovsk­i është stërvitur dy ditë të tëra në dhomën e peshave intensivis­ht

dhe mendoj se ka arritur formën e duhur.

Cilat janë arsyet e këtyre dëmtimeve muskulore?

Dëmtimet muskulore shkaktohen nga shumë faktorë. Megjithatë, disa prej tyre ishin të pritshme, ndaj kemi arritur të marrim situatën nën kontroll, në mënyrë që të mos përsëriten më në të ardhmen.

Kur pritet të rikthehet Frank Riberi?

Riberi është stërvitur pa asnjë shqetësim gjatë këtyre ditëve dhe ka shfaqur një formë të jashtëzako­nshme. Megjithatë, nuk jam ende i bindur për rikthimin e tij. Më duhet ende të pres një verdikt final, por jam i lumtur që shumë lojtarë janë duke u rikthyer në skuadër pas një kohe të gjatë dëmtimesh.

Si është gjendja e Huan Bernas?

Berna ka arritur të vrapojë gjatë ditës së djeshme dhe nuk ka pasur shqetësime. Por nuk dua që të rrezikoj kurrsesi me të. Vrapi është vetëm një pjesë, por të luash me topin në këmbë dhe me skuadrën në fushë është diçka totalisht ndryshe. Atij i nevojitet ende pak kohë për të qenë sërish i gatshëm të luajë.

A do largohet Rafinja në janar?

Deri më tani nuk jam në dijeni të kësaj çështjeje. Nëse ai do të largohet, duhet të vijë dhe të flasë me mua ose me drejtorin sportiv, Salihamixh­iç. Rafinja nuk është vetëm një profesioni­st, por edhe një lojtar i jashtëzako­nshëm. Ai gjithmonë punon pa u lodhur, edhe pse nuk aktivizohe­t shpesh në formacioni­n e parë të skuadrës. E kuptoj faktin se ai kërkon të luajë më tepër, por s'duhet harruar edhe ajo çka i ka dhënë skuadra e Bajernit.

Si e shihni skuadrën e Hanoverit?

Ata e kanë nisur sezonin me rezultate tepër të mira. Janë një skuadër tepër e qetë në lojë dhe të fuqishëm në sulm. Gjithashtu, në mbrojtje kanë një sistem shumë të konsolidua­r.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania