Panorama Sport (Albania)

Shqipëria nën ujë, shtyhet derbi i Jugut dhe kategoritë inferiore

Trajneri: Normale që ndodh, tani do kemi më tepër kohë

- ERMAL SIKA

Java e 13-të e Kategorisë Superiore prek vetëm ndeshjen Luftëtari-Flamurtari. Derbi i Jugut, i parashikua­r të luhej sot, në orën 13: 00, në stadiumin "Gjirokastr­a", është shtyrë nga FSHF për të hënën në po të njëjtin orar, si pasojë e përmbytjev­e në qytetin e gurtë. Në njoftimin e bërë dje nga FSHF, ndër të tjera, citohej: "Pas rakordimit dhe komunikimi­t të vazhdueshë­m me klubet, u vendos që ndeshjet e kësaj jave të luhen normalisht, përveç asaj Luftëtari-Flamurtari, e cila është spostuar për të hënën më 4 dhjetor. Fusha e stadiumit të Gjirokastr­ës nuk garanton zhvillimin normal të ndeshjes. Ky vendim erdhi si rrjedhojë e ngjeshjes së kalendarit të Kategorisë Superiore, rakordimit absolut me klubet dhe me kushtet aktuale optimale që garantojnë impiantet e skuadrave të Kategorisë Superiore". TRAJNERI

Për trajnerin e Flamurtari­t, Shpëtim Duro, shtyrja e takimit është më se normal në të tilla kushte. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", Duro theksoi se skuadra e tij ishte gati edhe nëse do të luhej të shtunën. "Shtyrja e ndeshjes është normale në këtë situatë ku gjendemi sepse është një gjë që nuk ke çfarë t'i bësh. Do të kemi pak më shumë kohë për t'u përgatitur për këtë ndeshje, edhe pse ishim që sot", theksoi fillimisht Duro për të vijuar më pas me komentin rreth kundërshta­rit. "Luftëtarin e vlerësoj maksimalis­ht. Është një ekip që ka bërë mirë deri më tani, pavarësish­t rezultatev­e. Ka elementët e vet cilësorë dhe unë nuk i shikoj aspak nga renditja që kanë. Do të shkojmë në Gjirokastë­r të bëjmë më të mirën, pastaj gjithçka t'ia lëmë fushës së lojës. Janë brenda të

trija rezultatet".

Ndërkohë, mungesa e vetme ndaj Luftëtarit do të jetë ajo e mbrojtësit të djathtë, Siljanovsk­i, për shkak të kartonëve. "Situata në ekip është shumë e mirë. Të gjithë djemtë janë të angazhuar për të dhënë maksimumin e tyre, na mungon vetëm Silajnovsk­i", përfundoi Duro. Ndërkohë, Flamurtari është stërvitur dje gjatë paradites. E ndërsa njoftimi nuk kishte ardhur ende në klub për shtyrje të ndeshjes, ekipi i Duros ka vijuar programin. Stërvitja është zhvilluar në fushën e "Pyllit të Sodës". Pas ndryshimit të programit, kuqezinjtë do të stërviten sot dhe nesër në Vlorë. Nuk dihet nëse do të grumbulloh­en një ditë para ndeshjes në Gjirokastë­r apo do të udhëtojnë të hënën. Afërsia gjeografik­e me qytetin e gurtë ua lehtëson udhëtimin vlonjatëve.

 ??  ??
 ??  ?? Fusha thuajse e mbuluar nga uji në Gjirokastë­r
Fusha thuajse e mbuluar nga uji në Gjirokastë­r
 ??  ?? Situata në stadiumin e Flamurtari­t gjatë së enjtes
Situata në stadiumin e Flamurtari­t gjatë së enjtes
 ??  ??
 ??  ?? Stadiumi i Korabit dhe i Sarandës gjatë ditës së djeshme
Stadiumi i Korabit dhe i Sarandës gjatë ditës së djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania