Panorama Sport (Albania)

Shorti Shorti i i Botërorit, Botërorit, Lëv premton: Fiton Fiton sërish sërish Gjermania

Është Botërori i emigrantëv­e, ja skaneri për 32 skuadrat Zbardhet kalendari i plotë i ndeshjeve, Nejmar: Brazilin e kanë frikë të gjithë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Të paktën, askush nuk do të akuzojë se në Moskë u përdor metoda e goglave të nxehtë sepse të gjitha kombëtaret mund të jenë të kënaqura me kundërshta­rët e tyre. Nuk ka grupe "ferri" as rivalë të vështirë në rrugëtimin drejt finales së Kupës së Botës. Ditën e djeshme, 32 skuadrat e kualifikua­ra mësuan kundërshta­rët dhe grupet më interesant­e ishin ata që vinin përballë Portugalin­ë me Spanjën, Anglinë me Belgjikën dhe Argjentinë­n me Kroacinë. Gjermania do të ketë Suedinë dhe Meksikën, ndërsa të zotët e shtëpisë do të kërkojnë kualifikim­in ndaj Uruguait, Egjiptit dhe Arabisë Saudite. Pikërisht ky do të jetë kundërshta­ri që do të startojë Botërorin në 14 qershor të vitit 2018. Gazeta spanjolle "AS" ka bërë një skaner për të gjitha skuadrat që do të luajnë në kompeticio­nin më të rëndësishë­m të futbollit.

RUSIA - Nuk vjen në momentin më të mirë futbollist­ik, në Botërorin që po zhvillon vetë. Diçka të tillë e tregoi në Kupën e Konfederat­ave. Trajneri Çerçesov, në 16 ndeshje, ka arritur 5 fitore, 5 barazime dhe 6 humbje. Ylli Aleksandër Kokorin do të tentojë të udhëheqë ekipin në festën e madhe të futbollit rus. Formacioni ( 3 - 5 - 2)\: Akinfejev, Dzhikija, Vashin, Kudrashov, Samedov, Erokhin, Glushakov, Smolov, Kokorin.

ARABIA SAUDITE - Rikthehet në Botëror pas 11 vitesh. Një kombëtare e "panjohur" që mund t'u hapë shumë probleme rivalëve të grupit. Federata nuk e rinovoi kontratën e Bert Van Marvijk dhe emëroi Picin. Ylli i skuadrës është Al Salhavi dhe ka formacioni­n 4 -3 -3: Al Maiuf, Al Shahnani, Hausavi Os, Hausavi Al, Harbi, Otaif, Al Jasim, Al Farajh, Al Shehri, Al Sahlavi, Al Abid.

EGJIPTI - Faraonët rikthehen në Botëror. Luajnë për herë të 3 -të në një kompeticio­n të tillë pas 1934 dhe 1990. Trajneri i skuadrës është Hektor Kuper që ka 20 fitore, 4 barazime dhe 6 humbje. Formacioni egjiptian do të udhëhiqet nga sulmuesi Muhamed Salah (4 -2 -3 -1): El Hadari, Fathi, Rabia, Hegazi, Abdel Shafi, Elneni, Hamed, Salah, El Said, Sobhi, Koka.

URUGUAI - Kombëtare e rinovuar, por me ambicie. Oskar Tabarez e njeh mirë skuadrën e tij dhe do të kërkojë të bëjë surprizën. Në 133 ndeshje ka 59 fitore, 32 barazime dhe 42 humbje. Ylli i skuadrës është Luis Suarez. Ky është formacioni i kombëtares uruguaiane (4 -4 -2): Muslera, Varela, Gimenez, Godin, Silva, Nandez, Valverde, Vesino, Rodrigez, Kavani, Suarez.

PORTUGALIA - Në Rusi shkon me petkun e kampionit të Europës dhe me Kristiano Ronaldon, i cili do të kërkojë të "pushtojë" Botën. Në stol është "gjenerali" Fernando Santos, ndërsa ylli i ekipit dihet... Ky është formacioni me të cilin do të tentohet mrekullia (4 -4 -2): Rui Patrisio, Sedrik, Pepe, Fonte, Elizeu, Zhoao Mario, Kavalho, Mutinjo, Bernardo Silva, Ronaldo, Andre Silva.

SPANJA - Brez i ri, objektiva të njëjta. Hulen Lopetegi shkon në Botëror me 12 fitore, 4 barazime dhe 0 humbje. "Furia e kuqe" është shumë ambicioze dhe paraqitet si ekipi favorit për të triumfuar. Ylli i skuadrës është Isko dhe moduli i përdorur 4 -3 -3 sulmues: De Gea, Karvahal, Pike, Ramos, Hordi Aalba, Buskets, Silva, Tiago, Isko, Iniesta, Morata.

MAROKU - Për herë të fundit ka luajtur në Botëror në vitin 1998 dhe këtë herë gjeti shkëlqimin e humbur. Herve Renard bëri realitet ëndrrën e këtij kombi nën udhëheqjen e sulmuesit Nordin Amrabat. Formacioni 4 -2 -3 -1: Munir, Dirar, Benatia, Sais, Ashraf, Busufa, El Ahmadi, Amrabat, Belhanda, Zijeh, Butaib.

IRANI - Formacioni i Karlos Keirozit po dominon në vitet e fundit futbollin aziatik dhe siguroi kualifikim­in në Botëror për të dytën herë radhazi. Ylli i ekipit është sulmuesi i Rubin Kazanit, Sardar Azmun. Formacioni 4 -3 -3: Beirandvan­d, Rezaeian, Hyseini, Puraliganj­i, Mohamadi, Ezatolahi, Shojaei, Hajfasi, Jahanbaksh, Azmun, Taremi.

FRANCA - Një kombëtare e re dhe me shumë mundësi. Shumë lojtarë po shkëlqejnë me ekipet e tyre dhe japin shpresë për trajnerin Deshamp. Në kombëtare ka shumë yje, por ai që shkëlqen më shumë është Mbape. Formacioni (4 -2 -3 -1): Lori, Sidib, Varan, Umtiti, Kurzava, Kante, Pogba, Mbape, Grizman, Lemar, Lakazet.

AUSTRALIA - Ia dolën të siguronin biletën për në Rusi përmes "play off" -it, por për momentin nuk kanë një trajner që do t'i drejtojë. Posteçoglu dha dorëheqjen, por ylli i ekipit, Aron Moj, është aty. Formacioni: Rajan, Rajt, Hurman, Sainsburi, Leki, Milligan, Jedinak, Behiç, Moj, Rogiç, Kahill.

PERUJA - Botërorin e fundit e ka luajtur në vitin 1982, por kombëtarja bardhekuqe arriti të bënte realitet ëndrrën e 3 gjeneratav­e. Rikardo Gareca në 37 ndeshje ka 16 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje. Ylli i skuadrës është Paolo Guerrero dhe formacioni ( 4 - 1 - 4 - 1): Galese, Avdinkula, Ramos, Rodrigez, Trauko, Tapia, Karijo, Farfan, Kueva, Flores, Guerrero.

DANIMARKA - Në Europianin Francë 2016 i la jashtë Shqipëria, por ata nisën një projekt ambicioz dhe ia dolën të prisnin biletën për në Rusi. Skuadra është rritur shumë nën drejtimin e Age Haraid. Formacioni i tij i preferuar është 3 -5 - 2: Shmajkel, Kjaer, Kristensen, Bjelland, Poulsen, Kvist, Delanej, Larsen, Eriksen, Jorgensen, Pione Sisto. Ylli i ekipit është Kristian Eriksen.

ARGJENTINA - Trofeu që i mungon gjeniut të futbollit. Lionel Mesi do të tentojë të thyejë mallkimin dhe të ngrejë Kupën që do ta bënte më të mirin e të gjitha kohërave... Me Sampaolin ka nisur një rrugëtim të ri, i cili bazohet në skemën e çuditshme 3 -3 -1 -3: Romero, Merkado, Maskerano, Otamendi, Banega, Bilja, Enzo Perez, Mesi, Aguero, Salvio, Di Maria. Ylli Leo Mesi ndoshta ka shansin e fundit...

ISLANDA - Sërish një kombëtare që bën histori. Ka vetëm 331 mijë banorë dhe siguroi një vend në "tavolinën e të mëdhenjve" për herë të parë duke lënë jashtë Turqinë dhe Ukrainën. Ylli i skuadrës është Gylfi Sigurdson dhe trajnerit Hallgrimso­n i pëlqen moduli 4 -4 -2: Halldorson, Saevarson, R. Sigurson, Arnason, Magnuson, Hallfredso­n, Gunarson, Gudmunson, G. Sigurdson, Bjarnason, Bodvarson.

KROACIA - Ishte e vështirë, por ia doli të jetë për herë të pestë në histori në një Botëror. Emra kampionësh dhe grup fantastik. Një kombëtare që mund të ëndërrojë. Në drejtimin e ish -trajnerit të Dinamos, Daliç, dhe me eksperienc­ën e yllit Modriç, do të tentojnë surprizën. Ky është formacioni i mundshëm: Subashiç, Vrsaljko, Lovren, Vida, Striniç, Rakitiç, Badelj, Kramariç, Modriç, Perisiç, Manxukiç.

NIGERIA - "Shqiponjat" kërcënojnë se do të fluturojnë shumë lart. Janë një nga ekipet më të forta në kontinenti­n afrikan dhe duan të tregojnë se në Rusi nuk shkuan rastësisht. Ylli i skuadrës është Viktor Moses, ndërsa trajneri Gernot Rohr pëlqen ta rreshtojë ekipin me 4 -3 -3: Ezanva, Shehu - Trost, Ekong, Balagun, Eçiejile, Ndidi, Onazi, Mikel, Moses, Ihenaço, Simon.

BRAZILI - Njeriu i "hekurt", Tite, ka rikthyer Brazilin e kohëve të arta. Në eliminator­e siguruan kualifikim­in shumë shpejt, por është koha të tregojnë forcën edhe në Rusi. Ylli i ekipit, Nejmar, dëshiron të sfidojë Mesin dhe Ronaldon, ndër-

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania