Panorama Sport (Albania)

Barcelona ngec, por Reali nuk përfiton

Skuadra e Zidanit nuk përfiton, diferenca e njëjtë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Mund të ishte dita që do të rihapte më shumë se kurrë kampionati­n spanjoll, por Reali i Madridit nuk e shfrytëzoi ndalesën që bëri Barcelona ndaj Selta Vigos. Me një distancë kohore 8 orëshe, "galaktikët" e mësuan rezultatin e kundërshta­rëve, por kjo gjë duket se rëndoi psikologji­kisht dhe të besuarit e Zidanit nuk ditën ta thyenin Bilbaon. Në javën e 14të të La Ligës, diferencat mes dy gjigantëve mbeten të njëjta (8) pikë dhe skuadra e vetme që përfitoi është Atletiko e Madridit (edhe Valencia që luan sot). Skuadra e Valverdes u ndal edhe nga gjyqtari, ndërsa Reali në mbrëmje krijoi shumë raste, pa arritur ta dërgonte topin kurrë në rrjetë.

BAR A NGEC NË SHTYLLËEmo­cione, gola, protesta, shtylla dhe një barazim që i jep jetë kampionati­t në Spanjë. Mes Barcelonës dhe Selta Vigos përfundon në barazim 2-2. Katalanasi­t nuk linin pikë në shtëpinë e tyre që prej 3 dhjetorit të vitit të kaluar, kur Ramos barazoi "klasiken" në minutat e fundit. Nga ai moment ishin 28 fitore radhazi, por Selta i jep fund ecurisë pozitive. Në gjashtë ndeshje, Barcelona ka arritur 4 barazime mes Champions-it dhe kampionati­t, që do të thotë se diçka po shkon keq. Ky barazim lë shije të hidhur edhe për faktin se Suarezit iu anulua një gol i rregullt dhe u goditën dy shtylla që e dërgojnë në 19 numrin e tyre gjatë këtij sezoni. Valverde luan me skemën 4-4-2 me Paulinjon, Rakitiçin, Iniestën dhe Busketsin në mesfushë, ndërsa Mesit i jep lirshmëri përpara. Ishte pikërisht argjentina­si që shënon një gol me aksion spektakola­r, kur më parë Aspas kishte kaluar në avantazh Selta Vigon. Avantazhi zgjati vetëm 2 minuta, pasi numri dhjetë i Barcelonës barazoi gjithçka në pjesën e parë. Kalojnë vetëm 6 minuta nga goli i barazimit dhe Suarez shënon një tjetër, por arbitri e konsideron të parregullt. Mesi godet shtyllën pak minuta më vonë, ndërsa barazimi zgjat për 1 orë. Luis Suarez këtë herë nuk mund të gabojë dhe kalon në avantazh Barcelonën. Selta Vigo kundërpërg­jigjet tetë minuta më vonë me Gomezin, i cili vendos baraspeshë. Por vendësit i kishin mundësitë që të shënonin edhe golin e fitores me Pikenë, i cili i vetëm përballë portierit godet shtyllën, ndërsa ankthi te tifozët u shtua për dëmtimin e Umtitit.

Ndeshje e mrekullues­hme, Barcelona e pafat ndalet.

"FINALISTËT"- Zinedin Zidan zbret në fushë heronjtë e finales së Kardifit, por disa muaj më vonë ata duket që nuk janë të njëjtët. Kanë humbur freskinë fizike, shpejtësin­ë në daljet e kundërsulm­it,

shënojnë më pak gola dhe, për më tepër, janë gjithmonë në panik kur të tjerët i sulmojnë. Bilbao duhej mposhtur patjetër për të shkurtuar diferencën me Barcelonën, por kjo gjë nuk ndodh. Ndeshja përfundon me rrjeta të paprekura falë pritjeve spektakola­re të

portierit Kepa, por edhe të Kejlor Navasit. Reali vinte pas 4 fitoresh radhazi kundër Bilbaos, por dështoi të merrte të pestën që do të ishte një nga më të rëndësishm­et. Pavarësish­t sulmeve të njëpasnjës­hme, goditjeve të Marselos dhe një shtylle të goditur nga

Ronaldo, "galaktikët" u larguan vetëm me 1 pikë. Mungesa e një sulmuesi dhe e Bejlit ndikojnë shumë në lojën e madrilenëv­e sepse Zizu nuk kishte zëvendësue­s të aftë për të ndryshuar fatin e takimit. Qarkullimi i topit ishte i kot, ndërsa frika për ta humbur

ndeshjen u shtua kur Ramos u ndëshkua me karton të kuq duke u bërë lojtari me më shumë të kuq në historinë e kampionati­t spanjoll. Me këtë ndalesë, Reali rikthehet 8 vite në kohë, duke bërë nisjen më të dobët që nga viti 2009. Pas 14 javësh ka vetëm 28 pikë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania