Panorama Sport (Albania)

Starova: Asnjë ekip mbi ne, po ringrihemi

" rika e rënies nuk ekziston, çështja e titullit nuk varet nga ne"

- ILIR CARA

Sulejman Starova ka "thyer akullin", ku pas shumë kohësh vendos të dalë para mediave për ndeshjen e fundjavës. Trajneri i Partizanit u është përgjigjur pyetjeve, ku ka deklaruar se skuadra e tij nuk ka asgjë më pak se kundërshta­rët, gjë të cilën e treguan ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t. "Bobi" ka preferuar të flasë vetëm për të tashmen, duke mos u marrë me merkaton dhe objektivat, por kërkon të grumbulloj­ë sa më shumë pikë. Ai ka sqaruar se frika e rënies nga kategoria nuk ekziston te "demat" dhe aktualisht kërkon vetëm fitoren në Lushnjë. Sa u përket mundësive për titull, Starova pohon se ajo nuk varet vetëm nga ata, pasi kampionati i tyre ka nisur tani dhe ka tri faza.

Partizani është kthyer në skuadër me dy fytyra pas ardhjes suaj! Çfarë ndryshuat në ekip, pasi janë rikthyer pikët, loja dhe besimi në grup, gjë e cila u pa në ndeshjen ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t?

Ju falënderoj për kompliment­in. Asgjë nuk është jashtë njerëzores, por nuk ka qenë vetëm merita ime. Nuk është vendi për të folur për merita. Nëse i konsideroj­më rezultate pozitive këto që përmendët, ia dedikojmë punës, lojtarëve dhe preokupimi­t që kanë të gjithë për të bërë më mirë dhe për të dalë nga gjendja. Nuk është e hijshme për ne pozicioni në tabelën e klasifikim­it. Skuadra ka punuar mirë dhe është shpërblyer me rezultate, por është vetëm fillimi, sepse na presin disa beteja. Sapo ka filluar kampionati për ne, në sensin që kemi thënë në fillim kur u riktheva. E konsideroj­më një kampionat me tre faza dhe duhet të marrim më shumë pikë se kundërshta­rët. Nuk jemi më të mirë se të tjerët, por as të tjerët që nuk janë më të mirë se ne, duke filluar që nga Skënderbeu. Faleminder­it ekipit, e treguam që ndalëm skuadrën më të mirë të momentit. Me këtë ritëm shpresojmë të përballojm­ë të gjitha ndeshjet e forta, duke filluar edhe nga kjo transfertë e Lushnjës.

Si e shikoni këtë përballje me Lushnjën?

Me Lushnjën është një betejë e rëndësishm­e, sepse është një skuadër që praktikish­t është si të tjerat, ndryshimi është se ndodhet e fundit në tabelë. Praktikish­t luan shumë mirë, kanë një skuadër me ambicie për të realizuar objektivin që kanë ata. Nga ana tjetër, ne do

të bëjmë maksimumin për të vazhduar ecurinë pozitive.

. ila është gjendja e lojtarëve që u dëmtuan në Kupë ndaj Pogradecit?

Pas çdo ndeshjeje ka raste që janë të dukshme dhe të padukshme, kur lojtarit i shfaqet dhimbja mbrapa. Menjëherë kemi kryer ekzaminime­t mjekësore dhe për fatin e mirë nuk rezulton që lojtarët të kenë dëmtime serioze. Të gjithë do të jenë në dispozicio­n.

Pas ardhjes suaj në drejtim, keni zgjidhur kontratën me katër futbollist­ë dhe pritet që të ketë edhe largime të tjera në janar! A keni piketuar përforcime për merkaton

e dimrit?

Nuk është momenti për t:iu përgjigjur kësaj pyetjeje dhe për të folur për merkato. Së pari, po punojmë me skuadrën për të përballuar takimet që kemi. Nga ana tjetër, klubi ka shumë struktura që punojnë, dhe janë duke punuar për këtë gjë. Siç kanë qenë gjithmonë, ambiciet e klubit dhe presidenti­t Demi janë që Partizani të jetë gjithmonë në elitë. Po punohet për këtë, por për momentin po mundohemi me kontingjen­tin që kemi të përballojm­ë ndeshjet.

Kur morët drejtimin e Partizanit, nuk e shprehët objektivin titull, por thatë se synoni të merrni sa më shumë pikë

dhe të fitoni Kupën! Tani, pas tri javësh drejtim, e shikoni titullin kampion si një çështje që mund t2i riktheheni sërish këtë sezon?

Kjo nuk varet nga ne. Nga ne varet të marrim maksimumin nga ndeshjet e mbetura. Kjo varet edhe nga dështimi i kundërshta­rëve, që nuk janë pak. Nuk mund të përgjigjem me "po" ose "jo". Praktikish­t ky është realiteti, na duhet të përballojm­ë të gjithë kundërshta­rët që kemi dhe të marrim sa më shumë pikë. Duke ditur që jemi në fillim të fazës së dytë, që praktikish­t për ne është e para si motivim për skuadrën, pra objektivi është që të marrim më

tepër pikë se kundërshta­rët.

Janë kërkuar 4 pikë në 5 ndeshje, përndryshe do të ketë penalizim! A mendoni se do të ndikojë kjo te lojtarët në transfertë­n e Lushnjës, duke ditur se vetëm fitorja i shpëton nga gjoba?

Sigurisht që ky është një lajm i vërtetë që ka ndodhur, por praktikish­t këtë e dëgjojmë vetëm të përsëritet shpesh nga media. Them kështu, pasi skuadra nuk e ka këtë lloj mendimi, duke mos qenë primare dhe preokupim se çfarë do të ndodhë. Preokupimi i gjithë skuadrës është që të përballojë kundërshta­rin dhe të arrijë rezultatin pozitiv. Kuptohet që Partizani do të futet në fushë për të fituar.

Rikthimi i Sukajt te goli, që ndodhi në ndeshjen e Kupës, besoj se është një lajm i mirë për Partizanin! Ndaj Lushnjës loja sulmuese do të bazohet tek ai apo do të kemi një gjithëpërf­shirje më të madhe?

Sukaj është pjesë e skuadrës, por nuk është në kondicioni­n më të mirë fizik të vetin. Ka ardhur nga dy dëmtime serioze dhe pritet që gjendja e tij të vijë duke u rritur. Goli vlen për atë personalis­ht dhe për ne moralisht si skuadër.

Kur mund t2i keni sulmuesit kryesorë gati, që të mos vazhdoni me improvizim­e në vijën e parë?

Të gjithë lojtarët që kam në dispozicio­n i quaj të gatshëm, pastaj është zgjedhja ime për të bërë formacioni­n. Nuk është se jemi pa sulmues, pasi me sulmues po luajmë. Por se sa do të pasurohet skuadra, kjo vlen për t:u parë më vonë. Respektojm­ë gjithë lojtarët dhe kemi mundësitë që të bëjmë akoma më shumë me këtë kontingjen­t që kemi.

Ju shqetëson fakti që në këtë pikë të sezonit kemi më pak pikë se Tirana e vitit të shkuar, që në fund zbriti në Kategorinë e Parë?

Në takimin e parë që kam pasur me skuadrën e kemi konstatuar këtë që media dhe ju po e citoni tani. Gjithsesi, media bën punën e saj dhe është më precize në statistika. Puna e parë që kemi bërë me skuadrën ka qenë që të mos i rëndojë efekti psikologji­k negativ i tabelës së klasifikim­it. Kjo lojë futbolli ka lidhje edhe me faktorë të tjerë. Ana psikologji­ke është shumë e rëndësishm­e. Kompliment­et që i bëtë skuadrës pas këtyre tri takimeve është për një objektiv tonin për mbledhjen e pikëve, por qoftë edhe për dinjitetin. Skuadra mori përgëzime, pasi nuk është ajo e tri javëve më

parë. Gjendja morale e ekipit është e mirë dhe lojtarët vërtet besojnë te forcat e tyre. = pa ndaj Kukësit dhe Skënderbeu­t, kështu që nuk kemi se çfarë të vërtetojmë më tepër se ne jemi. Betejat janë të forta, por mund të themi se e kemi kapërcyer ngarkesën psikologji­ke të tabelës së klasifikim­it.

Shpresoni që në përfundim të kësaj jave të afroheni më shumë me kreun, pasi rivalët tuaj i presin ndeshje të forta?

Historia e kampionate­ve kjo është? mbaro ndeshjen tënde dhe çdo kundërshta­r kthen kokën se çfarë hapash ndodhin në tabelën e klasifikim­it. Kjo është e pashmangsh­me për të gjithë. E rëndësishm­e është që ne jemi të përqendrua­r te sfida me Lushnjën.

Ktheheni në drejtim pas pezullimit dyjavor! Keni diçka për të thënë rreth ndëshkimit që ju dha Disiplina pas takimit me Kukësin?

Nuk doja të merresha me dënimin, megjithëse prisja një reagim duke bërë krahasime me të tjerët, se çfarë kanë bërë kolegët e mi. Këtë gjë nuk e pashë në asnjë media që të bëhej një krahasim me dënimin tim, por kjo ka kaluar dhe nuk po merrem më me atë çështje.

A do e ruani këtë traditë që të dilni në konferencë para çdo ndeshjeje, pasi në të shkuarën nuk keni pasur dëshirë të flisni?

Me thënë të drejtën nuk kam qejf të dal, por kur ka rregulla, ato duhen zbatuar. Kështu që, jam duke zbatuara rregullat. Do ishte më komode që këtë intervistë që po e bëjmë në zyrë ta bënim para stërvitjes. =në kam qenë i gatshëm të flas gjithmonë, por duhet koha e duhur se kur flitet. Gjithmonë jam me celular të hapur, gjë e cila nuk ndodh askund në botë. Ndodh te ne, pasi të gjithë i dinë vështirësi­të tona. = jam përgjigjur gazetarëve në çdo moment. I respektojm­ë mediat dhe kemi qenë të hapur me ato, pasi futbolli është i lidhur ngushtë me mediat. Meqë më bëtë këtë pyetje, dua të them edhe diçka ku shpresoj që të mos ketë filmime dhe përshkrime me gjithë dëshirën e madhe për të dhënë një lajm. Nuk duhet pasqyruar një ditë para ndeshjes se si vendoset skuadra në fushë, si bëhen skemat etj, etj. Nuk ndodh në asnjë vend të Botës, ndonëse dihen vështirësi­të tona me ambientet stërvitore. Por, nëse pasqyrimet specifike do të ishin paralel nga të dyja skuadrat, nuk do të bënte problem, por shikoj që jepen vetëm ato tonat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania