Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Faji është i imi, vendos presidenti Gjici

-

Në përfundim të ndeshjes, trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, u shpreh se ekipi i tij pati shanset për të shënuar edhe golin e dytë ndaj Skënderbeu­t, por lojtarët gabuan shumë në finalizim, madje edhe kur korçarët ishin me 10 lojtarë. Tekniku serb u shpreh i shqetësuar për organikën e ekipit dhe thotë se pret afrime në merkaton e janarit nga klubi. Sipas tij, ende asgjë nuk ka përfunduar për sa i përket titullit kampion, pavarësish­t se diferenca mes korçarëve dhe kuksianëve ka shkuar në nëntë pikë.

Deklarata - "Kishim përballë një kundërshta­r shumë të vështirë. E dinim nivelin e Skënderbeu­t dhe në pjesën e dytë kishim mundësitë tona. Ky nuk është justifikim, por nëse Guri do kishte shënuar, gjërat do të ishin ndryshe. Gabuam gjithmonë në pasin e fundit. Gabuam edhe kur Skënderbeu ishte me 10 lojtarë. Kjo ndeshje nuk vendos gjithçka për kampionati­n. Pavarësish­t diferencav­e në klasifikim, kampionati është i gjatë dhe nuk është mbyllur sot. Futa në lojë vetëm lojtarë të rinj, pasi nuk kemi përbërje aq cilësore sa lojtarët e stolit të futen dhe të ndryshojnë fatin e takimit. Duhet bërë merkato nga klubi në janar dhe besoj se do të ketë afrime", përfundoi prononcimi­n e tij pas ndeshjes tekniku serb i Kukësit, Mladen Milinkoviç. I pyetur nga mediat në Korçë pas ndeshjes nëse do të largohet, vetë Milinkoviç, thotë: "Sigurisht që faji është i gjithi i imi. Kjo, sepse jam unë ai që rreshtoj skuadrën në fushë, jam unë që zgjedh taktikën, jam unë ai që bëj ndërrimet, jam unë ai që bëj gjithçka dhe e pranoj fajin edhe të humbjes. Për të tjerat, i di presidenti Safet Gjici sepse është ai në fund të fundit që vendos".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania