Panorama Sport (Albania)

Tifozët kapen me Frashërin, Takaj dhe Gjici takim privat

Presidentë­t mbyllen në dhomë për 15 minuta

- LLAZI SARO

Pak më shumë se 2 mijë tifozë ishin të pranishëm në stadiumin "Skënderbeu" në ndeshjen e djeshme, numër i konfirmuar nga kompania private që merret me shitjen e biletave. Rreth 30 tifozë nga Kukësi kishin udhëtuar për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës mbrëmë në stadiumin "Skënderbeu", teksa ishin vendosur në tribunën E, madje kishin shpalosur edhe pankartën e tyre të zakonshme "Mërgata".

- Ultrasit e Skënderbeu­t ishin vendosur në tribunën C dhe shpalosën një pankartë gjigante në fillim të takimit, ku ishte vendosur një "ujk" që u jepte leksione futbolli, ndërkohë që nxënësit ishin me bluzat e Kukësit, Flamurtari­t dhe Partizanit. Përveç pankartës gjigante, ultrasit e Skënderbeu­t dje kishin shpalosur edhe një banderolë të re ku shkruhej "Ilir Daja strategu i kampionëve", banderolë, e cila, në fakt, vinte pas thashethem­eve në mesditën e djeshme ku spekulohej se Daja kishte problem me drejtuesit dhe fati i tij varej nga fitorja ndaj Kukësit.

- Tribuna qendrore e stadiumit juglindor ka qenë e tejmbushur, ku nuk kanë munguar presidentë­t respektivë. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, mbërriti rreth 30 minuta përpara fillimit, ndërkohë që menjëherë u vendos në tribunën qendrore, atje ku ka qëndruar me shoqëruesi­t. Nga ana tjetër, presidenti Ardjan Takaj, edhe ai ka qenë i shoqëruar nga drejtues të tjerë të klubit të tij, por që të dy bashkë e kanë ndjekur ndeshjen nga fillimi deri në fund. Në tribunë nuk munguan as kryebashki­aku i Korçës, Sotiraq Filo, dy ish- deputetë, Ridvan Bode dhe Gjergji Papa, drejtori Sportiv, Haris Fakiç, por edhe personalit­ete të shumtë.

- Presidenti Safet Gjici dhe presidenti Ardjan Takaj kanë qëndruar së bashku në 15 minutat midis të dy pjesëve në dhomën e presidenti­t Takaj, madje kanë shkëmbyer edhe ndonjë batutë mes njëri-tjetrit.

- Në pushimin mes dy pjesëve ka qenë portieri i dytë i Kukësit, korçari Stivi Frashëri, që pati një debat të madh me tifozët në tri-

bunën qendrore. Më pas gjithçka është qetësuar, edhe pse në fakt Frashëri është parë i inatosur. Kjo nuk është hera e parë që Frashëri sulmohet nga tifozët korçarë në qytetin e tij të lindjes, sidomos pas thumbimeve në distancë që ka pasur për moskalimin e tij te Skënderbeu, gjë që Frashëri ka polemizuar mjaft në të kaluarën.

-Një tifoz i Kukësit, i cili në pushim ka kapërcyer kangjellat e tribunës E, është hedhur në pistë teksa destinacio­n kishte tribunën e ultrasve të Skënderbeu­t. Kanë ndërhyrë menjëherë uniformat blu që e kanë kapur dhe e kanë shoqëruar tifozin, që nuk dihet se çfarë kishte në mendje për të bërë, kur përpara kishte shumë uniforma blu.

- Sapo gjyqtari Juxhin Xhaja ka vërshëllye­r, presidenti Safet Gjici i Kukësit ka dalë menjëherë nga stadiumi dhe dukej më shumë se kurrë i mërzitur me skuadrën e tij, ndërkohë që ka shkëmbyer disa fjalë me miqtë që e rrethonin dhe ka hipur makinën duke u larguar nga Korça. Përkthyesi që shoqëronte trajnerin Milinkoviç të Kukësit, pas përfundimi­t, vazhdimish­t është parë me kronometër në dorë duke u ankuar se ndeshja përfundoi 2 minuta përpara, por më pas ka mësuar se takimi ka përfunduar me çdo minutë të saktë të luajtur edhe pas katër minutave shtesë.

 ??  ?? Banderola e tifozëve korçarë e hapur përpara takimit të djeshëm
Banderola e tifozëve korçarë e hapur përpara takimit të djeshëm
 ??  ?? Festa e korçarëve në fund të ndeshjes
Festa e korçarëve në fund të ndeshjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania