Panorama Sport (Albania)

Lena: Penalltia ishte 100%"

-

Teuta dështoi sërish kundër Kamzës duke u mundur në shtëpi në ndeshjen e javës së 13-të të Kategorisë Superiore. Edhe kapiteni Nijaz Lena ka mbetur i zhgënjyer nga performanc­a e ekipit. "Bëmë një pjesë të parë shumë të dobët, ku nuk e vumë për asnjë moment në rrezikshmë­ri kundërshta­rin. Nuk patëm asnjë rast dhe kjo është e rëndë për një ekip si ne, sidomos kur luan në shtëpi. Me atë që dhamë në pjesën e parë, e dëmtuam shumë veten dhe loja mori një rrjedhë tjetër", tha fillimisht Lena për "Panorama Sport".

A ndikoi ndeshja në mesëjavë me Kamzën? Ndeshja e mesjavës nuk ndikoi fare sepse ne kishim shumë energji dhe nuk ishim të lodhur. Sot ( dje) thjesht nuk bëmë atë që kishim përgatitur gjatë javës dhe kjo ndikoi.

Me këtë humbje, tani jeni në vallen e mbijetesës, të zhgënjyer?

Në kampionati­n tonë nëse fiton dy ndeshje flitet dhe je për kompeticio­net europiane, nëse humbet atëherë je për mbijetesë. Ne duhet të shohim ndeshjen e radhës dhe të punojmë shumë në fushë, në mënyrë që të kemi vazhdimësi.

Si do ndikojë kjo humbje në aspektin psikologji­k? Normalisht që nuk ndikon mirë sa i përket aspektit psikologji­k, sidomos kur humbet në fushën tënde. Ne jemi një ekip me djem të rinj dhe për ta është e vështirë kur ndodhen në moment delikat.

Çfarë komenti ke për veprimin e Dediçit?

Nuk e prisja një gjest të tillë nga Dediçi, pasi i ndodhi edhe në ndeshjen me Partizanin, ndaj duhet të kishte nxjerrë mësim nga ajo. Por në futboll ndodhin të tilla gjëra.

Momenti i penalltisë? Arbitri gaboi, ishte 100% penallti. Ajo mund të ndryshonte ndeshjen, por gjyqtari na dëmtoi shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania