Panorama Sport (Albania)

"Besim të verbër për disa, bëmë gabime foshnjarak­e"

-

Tekniku i Teutës ka pranuar gabimet e tij në zgjedhje për këtë ndeshje si dhe ka kritikuar futbollist­ët e tij me gabimet individual­e. Gugash Magani, në deklaratën e dhënë për "Super Sport", ka marrë mbi vete përgjegjës­i më shumë nga sa duhet, por në fjalën e tij nuk ka kursyer kritikat as për kapitenin Lena dhe as për Dediçin.

Pjesa e parë- "Mendoj që sot (dje) kemi zhvilluar ndeshje shumë të dobët. Kemi marrë një humbje të merituar dhe Kamza e meritoi fitoren. Skuadra u fut në fushë pa parë forcën reale të Kamzës". Shumë gabime - "Kam përgjegjës­itë e mija edhe për ndonjë zgjedhje të gabuar që kam bërë sot (dje). Megjithatë, nuk mund të toleroj gabime foshnjarak­e, si te goli, si të kartoni i kuq. Është hera e dytë që ky futbollist na le me dhjetë. Do ta analizojmë. Kam pasur dhe kam besim, por ai duhet të dijë se është skuadra e para dhe më pas vjen ai. Përveç komisionit, do të përballet edhe me mua. Lena gaboi, por është kapiteni dhe nuk duhet të përsëritet. E kam këshilluar disa herë për atë veprim. Çdo njeri duhet të analizojë fillimisht veten, që nga unë i pari. Ne nuk dhamë asgjë në fushë. Skuadra luajti më mirë me dhjetë dhe pati motivim tjetër. Megjithatë, kam rezerva për një 11-metërsh të padhënë.

Penalltia e Lenës - "Mua më duket që është faull, por nuk dua të justifikoh­em me këtë episod. Është penallti që te Plaku". Euforia - "Edhe euforia është pjesë kryesore e humbjes, por edhe fakti që skuadra nuk është në ekuilibër. Unë shoh ekipin që bëri tri ndeshje të mira dhe më pas filloi një kthesë të frikshme si në fazën e parë. Nuk kemi kohë për të qarë, por ta mbyllim sa më lart në klasifikim dhe në janar do të shohim diçka".

Mungon finalizues­i - "Ne pësojmë gola që nuk duhet të pësohen. Këtu është problemi më i madh. Skuadra duhet të ketë një shënues, një goleador, por kryesore është të mbahet zero mbrapa. Kështu si shkoi loja, do isha shumë i kënaqur edhe me barazim". Pa lider - "Futbolli është kolektiv. Mund të jenë një apo dy liderë në fushë, por nuk janë të tjerët në lartësinë e duhur. Gjithsecil­i duhet të jetë lider që të mbajë përgjegjës­i dhe të ringrihet në momente të vështira. Habitem sepse janë lojtarë që punojnë prej disa vitesh me mua. Disa herë kam qenë i verbër për besimin ndaj tyre. Kemi lojtarë me eksperienc­ë, por problemi është që duhet të jenë të gjithë në nivel".

Detyrat - "I kërkova ekipit që të vrapojë sa më pak dhe të luajë sa më shumë me topin. Për shkak edhe të terrenit, por edhe pse Kamza ishte më e freskët. Nuk e bëmë sepse luajtëm që në fillim me topa të gjatë. Kjo i shkon për shkak Kamzës që na vuri në vështirësi", ka deklaruar Magani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania