Panorama Sport (Albania)

Ndreu: Do jemi mes katër më të mirave

"Idrizaj ka gabuar në zonë, ndaj Lenës ishte penallti"

-

Trajneri i Kamzës nuk harron në asn jë dalje të tij para mediave që të falënderoj­ë futbollist­ët e Kamzës për grintën që tregojnë dhe për realizimin e detyrave që ai u jep. Në deklaratën e dhënë dje për "Super Sport", Ndreu ka pranuar edhe momentin e pretenduar për penallti nga Teuta se ka pasur ndërhyrje të gabuar nga mbrojtësi i tij në dëm të kapitenit të durrsakëve.

Një fitore e rëndësishm­e në transfertë…

Jam i kënaqur, por ashtu si erdhi takimi, duhet ta kishim mbyllur më parë. Ekipi nuk pati marshin e duhur, sidomos pas daljes së lojtarit kundërshta­r me të kuq. Gjithsesi e menaxhuam me kujdes deri në fund dhe i përgëzoj lojtarët për zbatimin e detyrave.

Çfarë ndodhi pasi Teuta mbeti me dhjetë veta?

Në Gjirokastë­r, në ndeshjen e tretë apo të katërt, fituam kur ne ishim me dhjetë veta, sot u dobësuam kur Teuta mbeti me dhjetë. Pra, reagimi i ekipit është i ndryshëm kur ka një ndëshkim me të kuq. Varet si e merr skuadra këtë moment. Ekipi mendon se e ka fituar takimin në atë fragment dhe e humb disi ritmin. Lojtarët zbatuan detyrat, morëm 3-pikëshin që na shërben për renditjen.

Lojë më e dobët pas daljes së Dediçit me të kuq?

Po, ndikoi presioni i kundërshta­rit. Nuk ishte taktikë që të mbroheshim, por të shtynim përpara dhe këtë gjë iu thashë lojtarëve edhe në pushim, që duhet të luanim njësoj si në pjesën e parë. Mirëpo, e përsëris janë momente kur ekipi bie në presion.

Kush është objektivi i Kamzës në këtë moment që keni mbërritur?

E kam thënë që në fillim, që nëse ky grup lojtarësh do të vazhdojë me këtë ritëm, ne do të shkojmë shumë larg. Pas çdo ndeshjeje kemi më shumë harmoni dhe është një grup lojtarësh që ka dëshirë të luajë futboll. Jemi ekip i ri dhe duam të marrim pikët maksimale për të siguruar qëndrimin. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi edhe në katërshen e parë.

Duke parë ecurinë e Kamzës, çfarë mund të përmirëson­i në janar?

Skuadra ka shumë pak nevojë për ndërhyrje. Në ndeshjet e fundit kemi vuajtur shumë mungesën e Fushtarit.

E kërkojnë shumë skuadra,

a mund të largohet?

Absolutish­t që asnjë lojtar nuk largohet. Nuk ka asnjë lloj shansi, pasi janë nën kontratë. Gjithsesi, gjithçka mbetet e hapur dhe varet kush e kërkon. Nuk kemi pse të lëshojmë lojtarë.

A do të ndërhyni në merkato?

Ideale do të ishte një mesfushor. Kemi pak vështirësi në nxjerrjen e topit shpejt. Në fazën mbrojtëse, lojtarët që kemi aktualisht, e bëjnë më së miri detyrën.

Momenti i pretenduar për penallti nga Lena duke i parë pamjet, a mendoni se ka gabuar Idrizaj?

Pa diskutim që ka gabuar. Ndoshta arbitri mund të jepte faull. Megjithëse, lojtari po del nga zona, mund të jepej penallti. Nëse do të analizojmë të gjithë kronologji­në e kampionati­t nga fillimi, Kamza është më e penalizuar­a nga arbitrimi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania