Panorama Sport (Albania)

Dedja: Lushnja i ka mundësitë që të mposhtë të kuqtë

Fitorja, alternativ­a e vetme për lushnjarët

-

Lushnjarët do të luajnë sot ndaj Partizanit me shpresën për të marrë pikët e para në fazën e dytë të kampionati­t. Trajneri Hysen Dedja kërkon rezultatin e parë pozitiv nën drejtimin e verdhejesh­ilëve. Lushnja i ka humbur të gjitha ndeshjet e muajit nëntor. Katër në kampionat dhe një në Kupë, ndaj kërkon të bëjë më të mirën për dhjetorin. Trajneri Hysen Dedja tha se përgatitje­t në fushën e minifutbol­lit nuk do të kenë asnjë ndikim në ndeshjen e sotme. "Për mua, përgatitje­t e fundit nuk do të kenë ndikim negativ. 80-90% e stërvitjes dhe detyrat e dhëna për futbollist­ët kanë mbaruar te kjo fushë minifutbol­li. Pavarësish­t dimensione­ve, në kushtet e një moti të jashtëzako­nshëm ka qenë e mirë për ne. Lushnjës i bën punë vetëm fitorja ndaj Partizanit. Duam të marrim pikët e plota në këtë ndeshje, pasi çdo rezultat tjetër do të jetë jo pozitiv për ne. Ekipi gjendet në një formë të mirë sportive dhe psikologji­ke. Djemtë synojnë fitoren. Partizani është një kundërshta­r mjaft i fortë dhe ndeshja është vlerësuar maksimalis­ht nga ana jonë. Nuk do të kemi përballë kundërshta­rin e fazës së parë, pasi me ardhjen e Starovës, Partizani është rritur në lojë dhe në rezultate. Dua të shpreh respektin për të kuqtë dhe trajnerin që i drejton. Pavarësish­t se kemi përballë sot një skuadër të fortë, një emër të madh dhe një trajner nga më të mirët, ne do të kërkojmë vetëm fitoren dhe e shohim plotësisht të realizuesh­me në fushën tonë", u shpreh për "Panorama Sport" trajneri i Lushnjës, Hysen Dedja. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania