Panorama Sport (Albania)

“Fantazi shkodrane”, Vucaj dhe Hasani premtojnë fitore

Mesfushorë­t, apel tifozëve për mbështetje

-

Një mesfushë si të Vllaznisë ndoshta do ta kishte zili çdo skuadër, por në Shkodër, nga emra si Erjon Vucaj dhe Edon Hasani, presin më shumë. Dje, dy titullarët kuqeblu dolën para mediave duke folur për ndeshjen ndaj Laçit që luhet sot, në orën 13:00, në "Loro Boriçi". Vucaj shpreson të gjejë golin e parë me fanellën kuqeblu, pikërisht ndaj ishskuadrë­s ku u afirmua në Superiore. Nga ana tjetër, Hasani u bën apel tifozëve që të mbështesin Vllazninë në ndeshjen e sotme.

ERJON VUCAJ

Vucaj foli fillimisht për dy fitoret ndaj Lushnjës dhe Luftëtarit, si dhe humbjen në Kupë kundër Tiranës. "Në dy ndeshjet e kampionati­t kemi bërë paraqitje shumë të mira. Ndërsa në takimin me Tiranën kemi neglizhuar paksa, ndoshta për të ruajtur forcat për Laçin. Për mendimin tim, Kupa ka një specifik tjetër, pasi kemi edhe një ndeshje tjetër, kështu që shanset janë për kualifikim. Tani kemi vëmendjen vetëm te sfida me Laçin, ku duhet që të japim maksimumin të gjithë, në mënyrë që të dalim me një rezultat pozitiv. Pra, duam vetëm fitore", ka thënë Vucaj. Fantazisti nuk e fsheh nostalgjin­ë për kurbinasit, por ai tashmë mendon vetëm për fanellën kuqeblu, madje shpreson të shënojë. "Laçi kërkon respektim maksimal sepse është një ekip i mirë. Por, ne duhet që në radhë të parë të respektojm­ë veten. Po respektuam veten tonë, do të dalim me rezultat pozitiv, jo vetëm në këtë takim, por edhe në të tjerat. Nostalgjia ekziston, por jo në aspektin negativ të saj. Ne jemi profesioni­stë dhe luajmë kundër çdo skuadre. Kam qenë pjesë e disa ekipeve dhe i bie që të mos luash ndaj asnjë skuadre. Por, te mua nuk ndikon aspak në asnjë aspekt kjo gjë", theksoi Vucaj, për të folur më pas rreth formës së tij. "Futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta. Në fillim nuk kam bërë paraqitje të mira. Mendoj se tani, si unë dhe ekipi, jemi në formë të mirë dhe shpresoj që ta mbajmë kështu. Ta ruajmë këtë paraqitje. Do të dëshiroja të shënoja me çdo ekip dhe jo vetëm me Laçin. Na intereson vetëm fitorja". EDON HASANI

Hasani ka deklaruar dje se objektivi i Vllaznisë deri në fund të fazës së dytë është mesi i artë në tabelën e klasifikim­it. Mesfushori e nisi sezonin me gol ndaj Lushnjës, madje tregoi edhe pse kishte puthur direkt fanellën kuqeblu, pasi dërgoi topin në rrjetë. "Puthja e fanellës ishte instiktive, pasi kisha një periudhë të gjatë që nuk luaja me Vllazninë. Në fazën e parë e nisëm mirë, por më pas patëm shumë oshilacion­e si ekip. Gjithsesi, kjo ndeshje me Laçin është e treta radhazi në fushën tonë. Pas dy fitoreve me Lushnjën dhe Luftëtarin, një tjetër do të na rriste shumë besimin si skuadër. Për mendimin tim, Vllaznia nuk e meriton këtë vend në të cilin ndodhet aktualisht. Të gjithë së bashku besoj se do ta nxjerrim këtë ekip nga kjo situatë dhe do të mendojmë për më lart. Tashmë s'ka rëndësi se kur vjen goli i dytë për mua. Do të doja të mos shënoja vetëm që ekipi të fitonte", deklaroi Hasani. Duke folur për ndeshjen e sotme dhe faktin që gjithnjë Laçi i ka krijuar probleme Vllaznisë, Hasani mendon se skuadra e tij do të marrë tri pikë. "Laçi ka një ekip të mirë dhe ne duhet ta vlerësojmë. Është një skuadër që si armë të fortë kanë agresivite­tin dhe do t'i përgjigjem­i me të njëjtën mënyrë. Unë kam shumë besim se do të dalim me tri pikë dhe kjo do të na ndihmojnë shumë për vazhdimësi­në". Më pas, i pyetur për formën e mirë që po kalojnë së fundmi tre lojtarët e mesfushës duke filluar nga Lika, Vucaj dhe vetë Hasani, ky i fundit bëri këtë premtim: "Ashtu si unë, edhe Vucaj e Lika po japin maksimumin dhe gjithashtu do të mundohemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që në ndeshjet e radhës të marrim sa më shumë pikë dhe ta mbyllim këtë fazë në mesin e tabelës. Unë gjej rastin që t'i bëj thirrje tifozëve të jenë sa më të shumë në shkallët e stadiumit. Ata janë lojtari i 12- të dhe dihet se janë një frymëzim që të arrijmë te fitorja". Në fund mesfushori shkodran i ardhur nga Kukësi, komentoi edhe bashkëpuni­min me sulmuesin Çarls Atsina. "Unë kam marrëdhëni­e të shkëlqyera me Atsinën. Ai është një lojtar shumë i mirë që e bën si duhet punën e vet. Shpresoj që të dali shumë shpejt te goli. Në ndeshjen me Skënderbeu­n pata një debat të momentit, pasi e kisha topin shumë afër, por marrëdhëni­et i kam të shkëlqyera me të", përfundoi titullari i skuadrës kuqeblu. Admir Uruçi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania