Panorama Sport (Albania)

Idrizi takon Ramën: Duka në panik

“Kërkon të zhdukë derbin e Jugut, ekipet më të mira në Shqipëri nuk do të luajnë më”

- ERMAL SIKA

Vendimet me dy stan darde të Komisionit të Disiplinës kanë tërbuar drejtuesit e Flamurtari­t. Duke iu referuar rastit të Laçit, teksa në ndeshjen ndaj Kukësit pati dhunë ndaj lojtarëve dhe tifozëve, por kurbinasit u dënuan me vetëm dy ndeshje, në Vlorë tashmë janë të bindur se FSHF-ja dënon vetëm Flamurtari­n dhe përkëdhel skuadrat e tjera. Për Sinan Idrizin, kreu i FSHF-së, Armand Duka, është në momente paniku. Vendimin përkëdhelë­s ndaj Laçit duke e krahasuar me dënimin për banderola ironizuese me katër ndeshje të Flamurtari­t, administra­tori i vlonjatëve e cilësoi si të marrë nga një njeri që e ka kapur paniku. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport", Idrizi theksoi se në muajin mars do të nisë të fryjë një erë e re në futbollin shqiptar. "Duroni deri në mars. Nuk merrem më me këto histori unë. Keni duruar kaq vite, duroni deri në mars me këto histori. Dënimi i Laçit? Ai e ka model. Është model i tij, nuk ke se çfarë t'i bësh. Nuk komentoj më unë për të. Pas marsit

do të shikoni një erë të re. Ka një panik ky njeri. Kam parë intervistë­n e fundit dhe më ka ardhur shumë keq për të. E keni parë atë filmin 'Na ishte se ç'na ishte'? Edhe ky do të jetë thjesht një 'na ishte se ç'na ishte'. Nuk merrem unë më as me Komision Etike dhe as me Dhomën e Zgjidhjes së Konfliktev­e.

Kjo është çështje paniku, asgjë më shumë", deklaroi fillimisht Idrizi.

DERBI - Administra­tori i Flamurtari­t ka thënë dje se Duka kërkon që të eliminojë derbin e Jugut. Sipas Idrizit, ekipet më të mira nuk do të luajnë më futboll. "Ndeshja me Luftëtarin është derbi i Jugut

që ai i FSHF-së do ta heqë dhe ta zhdukë fare. Nuk ka më jug në Shqipëri, e keni parë apo jo. Më thotë mua ai, je krahinor ti. Nuk jam krahinor unë ore vëlla. Sa të jetë ky, ekipet më të mira në Shqipëri nuk do të luajnë më futboll. Shikoni dhe prisni deri në mars. Është erë e re në mars. Kur erdhi Krishti

në tokë tha që kam ardhur dhe kam sjellë lajmin e mirë. Lajmi i mirë do të thotë erë e re. Lajmi i mirë i shqiptarëv­e ky është. Koha nuk të lë më. Le të heq pikë, të bëjë çfarë të dojë, do bëjmë si të bëjmë këto tre-katër muaj, deri në mars", u shpreh Idrizi. Ai pret nga Flamurtari­n që në ndeshjen me Luftëtarin të bëhet futboll i bukur. Ky është edhe kushti që i vë ekipit dhe asgjë tjetër. "Në ndeshjen me Luftëtarin pres vetëm futboll. Luani në fushë, fitoni, humbisni, vetëm luani. Unë nuk merrem me këto. Më keni parë ju mua që të merrem me ultimatume apo të vë kushte, jo. Nuk është ndeshje për jetë a vdekje

kjo, thjesht është derbi i jugut".

TAKIM ME RAMËN - Sinan Idrizi u takua dje me kryeminist­rin e vendit, Edi Rama. Ata janë parë duke pirë kafe së bashku në një nga lokalet në zonën e Skelës në afërsi të stadiumit. Bashkë më ta kanë qenë edhe ministri Damian Gjiknuri dhe kryebashki­aku Dritan Leli. Mësohet se Rama dhe Idrizi kanë folur për ndërtimin e stadiumit të ri aty ku ndodhet impianti ekzistues, ndërsa punimet priten që të fillojnë në fillim të vitit të ardhshëm. Po ashtu, mësohet se Rama dhe Idrizi diskutuan edhe për çështjen e privatizim­it të klubit.

 ??  ?? Rama dhe Idrizi gjatë
takimit të djeshëm
Rama dhe Idrizi gjatë takimit të djeshëm

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania