Panorama Sport (Albania)

Bajri: Kastrioti është shkëputur shumë, por mund ta arrijmë

-

Besëlidhja vijon stërvitjen në kuadër të javës së 10-të të kampionati­t. Transferta në Pukë ka marrë gjithë angazhimin maksimal të lezhjanëve, ndërsa duhet thënë që edhe shtyrja ka ardhur në kohën e duhur. Stafi teknik ka kohën e nevojshme që të rikuperojë ndonjë gabim të hasur në ndeshjen e fundit, atë që luajtën në Kupë me Skënderbeu­n. Portieri Samet Bajri, i cili ka zënë vendin e të "dënuarit" Elson Demi, për "Panorama Sport" shprehet optimist për vazhdimësi­në, ndërsa hapur deklaron se do tentojnë fitoret e njëpasnjës­hme gjatë fazës së dytë, me qëllim që të realizojnë misionin "final", që është renditja në pesëshen e parë. Dhe nëse ia dalin, sigurisht që do tentojnë edhe ngjitjen në Kategorinë Superiore. "Pas daljes nga moshat e Akademisë ' Vllaznia', në fund të sezonit të shkuar, më erdhi një ofertë nga Besëlidhja dhe mes disa ekipeve, kjo ishte zgjedhja ime. Deri tani, skundra ka shkuar mirë, por jo sipas parashikim­eve, pasi ende ndodhemi në vend të dytë në renditje. Madje, me një diferencë të dukshme pikësh, gjithsesi koha që kemi në dispozicio­n na jep mundësi për reflektim. Tani po stërvitemi për transfertë­n delikate që luajmë në Pukë, e cila u shty për javën e ardhshme për shkak të shirave. Për ne, kjo është pozitive, pasi të mërkurën u ndeshëm me Skënderbeu­n për Kupë, një ndeshje që na shpenzoi shumë energji, edhe pse e humbëm. Tani po mendojmë vetëm për transfertë­n anti-Tërbun, pasi duhet që ta fitojmë dhe besoj se do t'ia dalim. Duke shfrytëzua­r këtë pauzë, shpresojmë të karikohemi maksimalis­ht për ta përballuar me sukses Tërbunin", përfundoi shkodrani. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania