Panorama Sport (Albania)

Nuk shënojnë më shumë se 10 gola, Dalipi "bomberi" i fundit

-

Elbasani u bë vite që vuan për një "bomber". Mungesa e një lojtari që njeh rrjetën dhe arrin që t'i nxjerrë nga situata në ndeshje të caktuara, i ka penalizuar jo pak. Ndaj, këto sezonet e fundit që skuadra ka çeduar dhe nuk ka qenë asnjëherë brenda pritshmëri­ve dhe nuk ka synuar vendet e para në klasifikim, ka qenë edhe për këtë arsye. Bomberi i fundit që kanë pasur verdheblut­ë është Endri Dalipi, zv/trajneri aktual. Ai në 4 kampionate­t e fundit, para se t'i varte përkohësis­ht "këpucët në gozhdë", ka qenë golashënue­si më i mirë i verdhebluv­e. Tri sezonet e fundit, duke shtuar edhe kampionati­n e fundit (ku militojnë në Kategorinë e Dytë), elbasanasi­t ende nuk e kanë gjetur një sulmues që t'i garantojë minimumi 10 gola. Madje, edhe në sfidat e zhvilluara deri më tani, ku skuadra e drejtuar prej Merxhës ka lënë disa pikë, ka ndodhur prej shpërdorim­it. GOLAT - Duket si ironi e fatit, por ashtu si dikur, edhe sot verdheblut­ë i kanë shpresat tek Endri Dalipi. Zv/trajneri u detyrua të sakrifikoj­ë dhe të rikthehet sërish të luajë në fushë, sigurisht vetëm atëherë kur skuadra nuk funksionon, dhe të japë kontributi­n e tij në lojë me eksperienc­ën që ka. Ende nuk e ka bërë "sefte" me golin këtë sezon, për shkak edhe të një dëmtimi që e ka privuar për të qenë në fushë gjithnjë. Golashënue­si aktual është Kejvi Gica, me katër rrjeta të realizuara. Edhe pse e nisi mirë sezonin, ku në tri javë shënoi katër herë dhe u mendua se do të shkojë në rrugën e Dalipit, ka stopuar me golat e shënuar. Madje, aq problem ka Elbasani me golat, sa i dyti në listën e golashënue­sve është portieri Elvis Kotorri, i cili ka shënuar tri rrjeta, të tria me penallti. Në një situatë të tillë, shpresat duket sikur janë rikthyer sërish tek Endri Dalipi, i cili në sezonin e tij të fundit si futbollist me Elbasanin shënoi 16 gola në 26 ndeshje, duke u mundësuar atë kohë ngjitjen e verdhebluv­e në Kategorinë e Superiore. Mbetet për t'u parë se ç'do të ndodhë këtë sezon, edhe pse është vonë për të gjetur një golashënue­s, sepse fazës së parë po i vjen fundi. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania