Panorama Sport (Albania)

Neziri i druhet formulës: Të shmangim çdo gabim

Mbrojtësi: Harmonia, çelësi ynë i suksesit

-

Reshjet e dendura të shiut, që kanë vijuar gjatë gjithë ditës së djeshme, nuk e kanë penguar skuadrën e Kastriotit të stërvitet. Edhe pse nën rrebesh, trajneri Samuel Nikaj ka zhvilluar programin, ashtu si çdo ditë tjetër. Shtyrja e kampionati­t për shkak të përmbytjev­e duket se ul ritmin e skuadrës krutane, të cilët ishin gati për marshimin edhe ndaj Burrelit. Mbrojtësi Sokol Neziri, në një prononcim për "Panorama Sport", shprehet optimist për ecurinë e ekipit, megjithatë thekson se në vazhdim duhet që të evitohen gabimet. "Po vazhdojmë normalisht përgatitje­t për ndeshjen e radhës ndaj Burrelit, e cila, edhe pse është një skuadër që renditet në vendin e fundit, duhet vlerësuar. Për ne nuk ka skuadra të forta dhe të dobëta. Çdo ndeshje vlen tri pikë dhe duhet fituar. Ecuria jonë në fazën e parë ka qenë mjaft e kënaqshme dhe të njëjtën gjë synojmë edhe në të dytë. Synimi është i thjeshtë, të mbajmë të njëjtin ritëm dhe pse jo të marrim edhe më shumë pikë se në 9 javët e para. Gabimet me pak fjalë duhet t'i evitojmë. I gjithë ky sukses është fryt i projektit të klubit, punës së trajnerit, grupit që u ruajt dhe mbi të gjitha nga merkatoja, pasi afrimet e bëra me mjaft kujdes rezultuan të goditura. Të gjitha këto bëjnë një skuadër kompakte dhe me një harmoni për t'u admiruar. Kampionati është i gjatë, duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, pasi edhe nëse arrin të shkosh 10- 15 pikë më shumë, formula është e atillë ku pas përgjysmim­it, të gjitha skuadrat janë aty- aty", përfundoi Neziri. Liridon Pasha

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania