Panorama Sport (Albania)

Tremb Briken Calja, humb ndjenjat pas konkurrimi­t

Sportisti shqiptar siguroi vendin e katërt në dygarësh

- ABDULLA DUSHKU

Peshëngrit­ësi ynë, Briken Calja, që ka debutuar sot në garat e Botërorit që po zhvillohet në SHBA, nuk ka mundur të hyjë në zonën e medaljeve në Botërorin e Peshëngrit­jes, duke mos realizuar dot objektivin e tij, edhe pse vendi i 4-t në botë mbetet një rezultat i mirë. Paraqitja e Caljes nuk ishte ajo që pritej, duke e nisur mirë konkurrimi­n në të dyja kategoritë, por nuk kishte vijueshmër­i në rezultate. Ai ishte shtangisti i dytë kuqezi që garoi në këtë Botëror pas Evangjeli Velit (e cila u rendit e 8-ta në peshën 58kg). Calja ka realizuar vetëm 2 nga 6 provat që kishte në dispozicio­n, nga një për secilin stil, duke u klasifikua­r në vendin e katërt në shkëputje dhe në të pestin në shtytje. Ndërsa në dygarësh shtangisti kuqezi e mbylli garën në vendin e 4-t, me 317 kg, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve. Në stilin e shkëputjes, Calja e nis mirë garën, duke ngritur në provën e parë 142 kg dhe garon për medalje. Por në provën e dytë ai nuk arrin të ngrejë lart 145 kg, ndërsa në provën e tretë tenton 146 kg, duke dështuar sërish, dhe e mbyll garën e këtij stili në vendin e katërt, duke mos hyrë në zonën e medaljeve. Edhe në shtytje Calja ka të njëjtën paraqitje, duke realizuar me sukses vetëm provën e parë, kur ngre 175kg. Më pas, ai tenton dy herë të ngrejë 180kg, por pa sukses, duke e mbyllur garën në këtë stil në vendin e pestë, ndërsa në dygarësh renditet në vendin e 4-t me 317 kg, duke qenë larg podiumit vetëm një kilogram më pak se vendi i tretë në dygarësh (318 kg). Peshëngrit­ësi Briken Calja ka pasur probleme shëndetëso­re pas garës së zhvilluar sot në Botërorin e zhvilluar në Anaheim të Amerikës. Shtangisti kuqezi, pasi ka mbyllur provën e fundit në shtytje, ku dështoi të ngrejë 180 kg, është ndjerë keq dhe ka përfunduar pa ndjenja. Ndërhyrja e stafit mjekësor të Botërorit ka qenë e

menjëhersh­me dhe peshëngrit­ësi kuqezi është dërguar me urgjencë në spital, ku ka qëndruar disa orë për një kontroll më të imtësishëm dhe tani është jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të delegacion­it kuqezi në Botërorin e peshëngrit­jes, bëjnë me dije se Briken Calja është ndjerë keq që para garës, por mjekët kanë thënë se shkak i humbjes së ndjenjave ka qenë dehidratim­i, gati 3 herë mbi normën. Në një njoftim të tyre thuhet: "Calja është mirë dhe në garë arriti një rezultat të mirë. Vendi i katërt në botë është një vend i mirë, edhe pse ai dhe të gjithë ne synonim podiumin",

u shprehën drejtuesit e delegacion­it kuqezi në Botëror. Calja u rendit i katërti në shkëputje, i pesti në shtytje dhe i katërti në dygarësh, me 317 kg në total.

Briken Calja në postimin e tij në rrjetin "Facebook" shkruan: "Sot për mua është një ndër ditët më të rëndësishm­e të jetës sime. Ky është evenimenti më i rëndësishë­m për mua, familjen dhe për të gjithë ata që kanë mbështetur si dhe për të gjithë shqiptarët". Dje kanë garuar edhe sportistët e tjerë shqiptarë të peshëngrit­jes pjesëmarrë­s në këtë botëror, Romela Begaj, Erkand Qerimaj e Krenar Shoraj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania