Panorama Sport (Albania)

Statistika

-

- Benevento dhe Milani nuk janë ndeshur kurrë më parë në historinë e tyre. - Kuqezinjtë kanë fituar vetëm tre nga 12 transferta­t në Serinë A ndaj ekipeve të sapongjitu­ra. - Benevento ka humbur në të gjitha ndeshjet sezonale dhe në tetë prej tyre nuk ka shënuar asnjë gol.

- Në shtate ndeshjet në shtëpi të luajtura deri tani, Benevento i ka humbur të gjitha. Një sezon më parë (në Serinë B), bilanci ishte 5 fitore dhe dy barazime.

- Milani ka nëntë pikë më pak se sezonin e kaluar në të njëjtin moment.

- Milani nuk barazon në transfertë që nga maji i kaluar. Që nga ajo kohë, tri fitore dhe pesë humbje në bilancin kuqezi.

- Megjithëse lojtarët e Beneventos kanë tentuar 167 herë portën në këtë sezon, ata kanë mundur të gjejnë golin vetëm në gjashtë raste.

- Në sezonin aktual, Milani është e vetmja skuadër e Serisë A që i ka fituar të gjitha ndeshjet në të cilat ka shkuar e para në avantazh dhe që ka humbur të gjitha ndeshjet ku ka pësuar e para golin e parë. I vetmi barazim i arritur nga kuqezinjtë ka qenë në shifrat 0-0. - Benevento ka shënuar gol në pesë ndeshje nga nëntë, ku në fushë ka qenë edhe ylli i skuadrës Amato Çiçireti dhe vetëm një gol në pesë ndeshje që ka luajtur pa numrin e saj 10. - Dy nga tre golat e fundit të Milanit në kampionat janë shënuar nga Alesio Romanjoli. Në 69 takimet e mëparshme në Serinë A, mbrojtësi kishte shënuar vetëm një herë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania