Panorama Sport (Albania)

Napoli, “viktima” e preferuar, Higuain sherr me Insinjen

Sulmuesi i të kaltërve në tension: Mjaft bëre shou

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vërshëllim­at e "San Paolo"-s janë muz ikë për veshët e tij, ashtu sikurse fjalët e zëvendëspr­esidentit të Napolit, Edoardo De Laurentis ("e dua Higuainin në fushë, që ta përshëndes­in me katër gola"), të cilat karikuan dhe i shtuan adrenalinë­n "Pipitas". Gonzalo Higuain, ndryshe nga goli i parë, ku nuk preferoi të festojë për respekt të ish-tifozërisë dhe ish-shokëve të ekipit, tashmë nuk ka pse ta vërë më dorën në zemër, por me një goditje arriti që të shtrijë në tapet Napolin duke i shkaktuar humbjen e parë në kampionat, ashtu sikurse e afroi Juventusin në vetëm 1 pikë nga kryesuesit aktualë. Edhe pse napolitanë­t tanimë e urrejnë dhe bëjnë gjithmonë çdo gjë për ta vënë nën presion, fakt është që argjentina­si nga të tilla gjëra vetëm karikohet dhe statistika­t thonë se në afro një vit e gjysmë, Napoli është viktima e tij e preferuar, por këtë herë nuk ka respekt, përkundraz­i me ironi, ai gjatë festimit jo vetëm i "përvishet" tifozërisë, por kërkon të gjejë edhe presidenti­n De Laurentis në tribunë: "Pas golit po kërkoja të gjeja Aurelion, por me siguri do të ishte fshehur", ishin fjalët e tij pas ndeshjes. VIKTIMA E PREFERUAR

Ishte 29 tetori i vitit 2016, përballja e parë kundër Napolit me fanellën e Juves për të dhe Higuaini, ashtu si të premten, firmosi golin deciziv që u dha suksesin bardhezinj­ve. Edhe pse ka kaluar pak më shumë se një vit, i njëjti "film" u pa në "San Paolo" këtë herë, me 29-vjeçarin që "shpon" edhe njëherë tjetër portën e Reinas dhe nis të kërkojë dikë aty lart në tribunë... Edhe pse me një dorë me frakturë dhe të operuar, "Pipita" arriti edhe njëherë tjetër që të ofrojë hakmarrjen e tij dhe vazhdon të shijojë momentin magjik sezonal. Që kur vendosi të veshë fanellën e Juves, si për ironi të fatit, Napoli është shndërruar në viktimën e tij të preferuar mes kampionati­t dhe Kupës së Italisë, me pesë gola të realizuar në pesë përballje. Prandaj, në qytetin bregdetar bëjnë më mirë që të ndryshojnë taktike dhe të mos tentojnë më ta tensionojn­ë Gonzalo Higuainin, përndryshe ai do t'i përgjigjet me gol dhe fitore. SHERR ME INSINJEN

Sikur të mos mjaftonin tifozët, me sa duket, gjatë

ndeshjes ka pasur edhe ndonjë shok të tijin që nuk e ka kapërdirë golin, disavantaz­hin dhe skenat nervoze e ironike të sulmuesit të Juves. Në fundin e pjesës së parë, pati një tension mes Gonzalo Higuainit dhe ish-kolegut të tij të repartit, Lorenco Insinje. I nervozuar se nuk arriti dot më shpejt te një top, "Pipita" shfryu të gjithë nervozizmi­n e tij duke goditur topin me forcë te tabelat publicitar­e. Por, edhe pse i takonte Juves që të vinte topin në lojë nga goditje e këndit, napolitani Insinje i është afruar pranë dhe ka dashur t'i thotë dy fjalë, të paktën siç referon "Gazzetta dello Sport": "Pipita, mjaft bërë shouƒ", i tha Insinje, i cili më pas edhe e goditi me top në trup. Kaq mjaftoi që të ndizej një moment tensioni mes të dyve, por me ndërhyrjen edhe të disa lojtarëve të tjerë, ndonëse mjaftoi

ndërhyrja e Mertensit për të ndarë palët që gjithçka të qetësohej pas 20- 25 sekondash. Gjithsesi, me ose pa tension në fushë, në fund ai që arriti të festojë ishte Higuain dhe Juventusi i tij, ndërsa Insinje doli i dëmtuar dhe i mposhtur nga fusha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania