Panorama Sport (Albania)

Murinjo, ironi me “topçinjtë”: U pëlqen të shtrihen

"Pashë në fushë dy portierët më të mirë në botë"

-

Një tjetër fitore teknike në stol, një tjetër "shuplakë" Arsen Vengerit. Zhoze Murinjo e di se sa i çliruar është që do të shkojë pas një fitoreje ndaj Arsenalit në derbin e Mançesteri­t.

Tri pikë të rëndësishm­e, si ju duk skuadra?

Më pëlqeu mënyra sesi skuadra luajti dhe luftoi. Arsenali luajti për periudha të gjata futboll të shkëlqyer sulmues, duke krijuar vështirësi për ne. Por unë duhet ta them se lojtarët e mi meritojnë të gjithë fjalët më të shkëlqyera. Unë nuk di shumë fjalë anglisht, por ishin të shkëlqyer, fenomenalë, fantastikë. Ata merituan tri pikët.

Cili ishte plani taktik i Junajtid në këtë ndeshje?

Plani ishte që kur ata të kishin topin, ne duhet të mbronim të gjithë, duke nisur nga sulmuesit dhe kur ne ta kishim topin, duhet të zbrisnim shpejt dhe të përpiqeshi­m të shënonim, ashtu siç bëmë në kundërsulm. Ata patën raste, ne luftuam, por kemi edhe një portier të shkëlqyer gjithashtu.

Meqë jemi te De Gea, sa

e rëndësishm­e ishte paraqitja e tij në këtë fitore?

I thashë pas ndeshjes se ajo që pashë ndaj Arsenalit ishte portieri më i mirë në botë. Duhet ta kesh portierin atje kur skuadra të ketë nevojë. E gjithë prova e lojtarëve ishte e shkëlqyer. Ai bëri pritje fantastike, por mendoj se edhe Peter Çeh bëri pritje ndaj Xhesi Lingardit gjithashtu. Në fushë ishin dy prej portierëve më të mirë në botë. Peter ka një histori të shkëlqyer në Premier Ligë, por edhe David do të

ketë një të tillë. Ne e nisëm ndeshjen në një mënyrë dhe ata në një tjetër. Pastaj ne ndryshuam, e pamë veten në inferiorit­et numerik dhe ndryshuam sërish.

E patë ndërhyrjen e Pogbasë? Mendoni se e meritoi

kartonin e kuq?

Nuk e di. Jua lë juve këtë pjesë. Jua lë juve edhe situatën e Lukakut me Koshielnin. Jua lë juve pjesën e lojtarëve të Arsenalit në bar. Bari është shumë i bukur dhe mendoj se ka një dëshirë natyrale për t'u shtrirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania